Të Kripura
Artan Lame bën gati tapinë e legalizimit të "Mjaft" në krye të PS. Kësaj radhe është vërtet Falas
Nuk thonë kot që "Druri ka dalë nga Xheneti". Ja, një të rrahur mori Saimir Tahiri dhe u gjet vrasësi i Santos.
Bie gjysmë ore shi në Tiranë. Veliaj: Pjesë e masave për t'i hequr zhulin qytetit
Shtypi i huaj konstaton për të 15-ën verë rresht virgjërinë e plazheve shqiptare
Ngjarje në Bulevard/FRD-ja proteston para Presidencës: "Nishani dil jashtë! Kompensim real për pronat e Bamirit"
Joachim Loew me fat, i merr autograf Blendi Fevziut
Edi Rama dhe Paskal Milo takohen rastësisht në Qeparo, ka mundësi bashkëpunimi në Agjencinë Rajonale të Bregdetit
Të dy janë me pushime në Qeparo dhe Edi Rama nuk kishte si t'i shpëtonte pakënaqësive permanente të Paskal Milos se Partia Socialiste nuk po zbaton marrëveshjen e bashkëpunimit me PDS. Për këtë arsye Rama, nisur dhe nga peisazhi i plazhit në jug e ka quajtur Milon vlerë të koalicionit dhe i ka konfiduar faktin se do të shohë mundësinë e bashkëpunimit në Agjencinë Rajonale të Bregdetit.
Replikat Ndoka-Pollo në facebook, Endri Fuga studion mundësinë e rishikimit të Kodit të Etikës
Pas debatit me "libër shpie" në facebook me deputetit socialist të përfolur për shfrtyëzim prostitucioni, Arben Ndoka dhe kolegut demokrat Genc Pollo mësohet se Endri Fuga ka kërkuar të rishihet Kodi i Etikës që përdor mazhoranca dhe Partia Socialiste për t'i bërë amendimet e nevojshme.