Të Kripura

E boni edhe kët. Lali App - News& Rrena

Postuar në 09 Tetor, 2017 20:25

Luli, lër mustaqe dhe na pri!

Postuar në 05 Tetor, 2017 20:11

E dini kush është politikani që e ka përdorur më shpesh togfjalëshin “paqe sociale” këto vitet e fundit? Mua më kujtohet sepse engledisjen me pulitikën e kam si biçim detyrimi. Ky është Ilir Meta, shkëlqesia e tij, Presidenti që na gënjeu të gjithëve se do na jepte nga një kallash pas zgjedhjeve. Prit për kallash, hiç Meta. Me siguri që tani si Komandant i Përgjithshëm i FA-së, po i ruan në depo. Një mendje ma thotë se do marrë me konçesion kombinatin e Poliçanit dhe pastaj do t’i demontojë aty për t’I dhënë punë vetes. Po edhe pa plan nuk ecet. 

(në) Një kafe sahat(I)

Postuar në 28 Shtator, 2017 21:51

Feksje mençurie të një xhakete të vjetër duke rrufisur filxhanin

***

I ka më 760 mijë vota Ky?

Shqiptarët votojnë se e konsiderojnë llotari. Ajo barsaleta thotë që “bli biletën” se mbase fiton ndonjë gjë.

Pse nuk ndërhyri policia në Elbasan? Mendoj se është e thjeshtë: Në Elbasan të paragjykojnë po ndoqe meshkujt…

“Unë nuk fal as det jo më tokë”. Ja një mënyrë e mirë për të rikthyer turistët kosovarë që i kanë bërë topin Shqipërisë.

Këtë javë përgjuan Lulin në PD. Pamë natën Lulin e ditës.

Ministrja ka të drejtë, Shqipëria është i vetmi vend më një pakicë: Qeverinë

Postuar në 27 Shtator, 2017 23:45

Përshtypja e një turisti nga Tirana: "Kosovarët u ngritën kundër serbëve nga zilia për Beogradin që është shumë i bukur"

Postuar në 26 Shtator, 2017 14:52

"Zgjidhja" suprimon pozicionin e kryetarit/sekretarit. Koço Kokëdhima shpallet Kapedan i partisë

Postuar në 20 Shtator, 2017 21:20

Vendimi erdhi pas deklaratës së Kokëdhimës për luftë me Rilindjen. Duke dyshuar se do ta akuzonin për prirje dhe ngjashmëri me kleftët e fillim shekullit të 20-të, Kokëdhima mendoi një truk që të shmangte këtë njollosje mbi veten që buron nga perceptimi se ai e ka krijuar partinë për plaçkë. Burimet thonë se Kokëdhima e la veten ta shihnin duke numëruar thinjat i gëzuar, duke shpresuar se do ta merrnin për shenjë mençurie, një imitim i fabulës biblike të Solomonit i cili kur e pyeti Zoti se çfarë donte më shumë, u përgjigj: Mençurinë dhe Dijen. Dhe në fakt eci.

Si ta kuptojmë parimin e bashkëqeverisjes? E thjeshtë: Te fakti që koordinator për të, u caktua një i përjashtuar nga qeverisja

Postuar në 19 Shtator, 2017 21:07

(në) Një kafe sahat

Postuar në 19 Shtator, 2017 12:55

Refleksione ripërtypëse të një xhakete të vjetër duke rrufisur filxhanin

Interneti po thonë se e bëri botën një fshat të madh. Fat për ne shqiptarët. S’kemi pse lodhemi që të bëhemi qytetarë

Rilindja ka të mirën se ofron menu të klasit të parë. Dëshmi e origjinës bllokmene

Papunësi e madhe! Edhe opozita është në tavë tani

Na mungon Zëri i Popullit, por jo Erjon Braçe

I njeh njeri deputetët?

Tepsia shkoi për skrap? Po media e kazanit?

Majko, gjetje e Goditur…për ministër të shqiptarëve të Ikur

Epopeja e shkollës "Betim Muço"

Postuar në 15 Shtator, 2017 11:07

Dje u përurua shkolla “Betim Muço”. Vendndodhja: Tiranë, Kombinat. Shkolla do të presë 1200 nxënës. A ka rëndësi për publikun përurimi i një shkolle? Sigurisht që ka. Por më rëndësi ka cilësia e arsimit përveç logjistikës. Por një shkollë ka më shumë rëndësi për komunitetin ku ndërtohet. Mirëpo nëse në Tiranë kryetar bashkie është një njeri si Erjon Veliaj, shkollës “Betim Muço” mund t’i jepet edhe rëndësi ndërkombëtare. Lajmin për përurimin e kësaj shkolle e kanë përcjellë dje në edicionet informative, të paktën dy televizionet kombëtare: Top-Channel dhe Tv Klan.

Shtet shohim e bëjmë

Postuar në 22 Gusht, 2017 12:54

Pages

Subscribe to RSS - Të Kripura