Të Kripura
Dy kryeministra bëhen bashkë me rastin e përmbytjeve
O Lulo, Rama napoleonin e kërcen falas. Për 400 milionë euro ai kërcen lambadën
Top-Channel gjen alibi shkencore për zëvendësimin e Drejtorit të Informacionit
A mund të bëjë para ky vend kur kryeministri fle pa vajtur ora 23:00?
Pak bojë për në fund…
I dashur Edi,
Të pashë atë ditë në Fier me poture të varuara dhe sepse mu duke ashtu siç thosht dikur një socialist, vërsnik me mua, pra pak më pak se 40 vjeç, i Yni. Jo në atë kuptim që ke qejf ta përdorësh në letra dhe apo mesazhe, promovime apo kartolina. Mu duke i yni në kuptimin e gjizës, të turshisë, të këpucëve me baltë, erës së qepës. Me taban dhe i mençur se ato poture me siguri që edhe janë ventilator i mirë për djersën që të zë ullukun duke bredhur lart e poshtë.
Fotopolitikë/Hu-mor me mandatin e dytë
Fotomontazhi është postuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.
Lali Eri fiton. Sponsorizohet goditja në stil të gjerë kundër Tahirit
Disa premtojnë, disa të tjerë realizojnë
Rebusi: Saimiri në autobus
Saimiri tha se Ilir Meta i ka ngritur rengun me përgjimet dhe dosjen “Habilaj”
Por LSI po e kërkon drogën te radarët e ushtrisë dhe Mimi Kodheli
PD e lë Mimin në plan të dytë dhe merret me Saimirin.
PS përjashtoi Saimirin dhe e degdisi në statusin prej plebeji të barazisë para ligjit
Saimir tha se “nuk keni parë gjë akoma”.
Sapo u zbulua se Saimiri është edhe drejtues mjetesh lundrimi.
Profesioni i detarit u zbulua nga policia e Fatmir Xhafës në Elbasan.
Policia rilindi në katër vjet, ndërkohë që ajo po spastrohet!!!
Propozimi/Bust për dyshen Lu-Vlahutin në Tepelenë
Bashkia Tepelenë me propozim të kryetarit të saj Tërmet Peçi, do të miratojë së shpejti ngritjen në këtë qytet të bustit të ambsadorit amerikan Donald Lu dhe asaj të BE-së, Romana Vlahutin.
Motivacioni i propozuar me këtë rast është: “Të drejtë dhe të vendosur si Ali Tepelena për drejtësinë e popullit shqiptar".
Burimet thonë se vepra është konceptuar si një e tërë e kompozuar me bustet e dyshes që kapen për dore përmes një Kushtetute.