Të Kripura
Pse Lali Eri po mendon ta ndryshojë emrin e fshatit Surrel?
Lali Eri ka talentin e këmbënguljes dhe virtytin e pacipësisë. Njësoj si kalamani që kur e do një gjë e do dhe pikë. Të dyja në funksion të aspiratave për të ecur para. Dhe do të ecë kaq shpejt sap o t’I vësh krahë, që mund të jenë ta zëmë gjethe preshi, Lali Eri mund të bëhet aerodinamik dhe të fluturojë. Çuditë e tij nuk janë të tilla në vetvete, por sepse në fillim ngjajnë si skica gazmore dhe pa zarar të një djaloshi që rastis të jetë kryetar bashkie.
Intriga e Lali Erit. Propozon që Muzeu i Gjetheve të marrë emrin “Saimir Tahiri”
E pabesueshme/ Zbulohet një pikë e Marrëveshjes së 18 majit. Pjesë e bashkëqeverisjes, edhe emërtimi i një rruge në Kamëz me emrin: Edi Rama. PD-ja garantoi OK-in e Xhelal Mziut
Eri, ku je?
Modestia e Erion Veliajt ka kapërcyer çdo kufi. Edhe një ditë që e pati pushim nuk e bëri të madhe. Themi e bëri pushim sepse për herë të parë pas dy vitesh nuk u shfaq në ekrane për të folur për punët lart e poshtë në Tiranë me mëngë të përveshura apo lopata në duar.
Ai vetë ka thënë që punon 24 orë në ditë pa pushim dhe nga sa kuptohet duhet të jetë dikush tjetër që i ka mbushur mendjen të bëjë një ditë pushim, për më tepër që mileti ka me ç'të englendiset tani që Tahiri po numëron petalet me dilemën "më fusin në burg, nuk më fusin në burg".
Kanabistët ikën. Tani radha u takon Krenaristëve
Të paktën me arrestimin e Tahirit kuptuam pse i duhej bashkëqeverisja me PD-në kryeministrit, Mbetet enigmë, se përse i duhej Bashës?
Se i takon me qitap: Ku ka humbur Haki Çako?
Gazetarët braktisin unionin. Qajnë hallin e rrogave te Lolita
Unioni i Gazetarëve, ai i pavaruri, nuk e arriti kurrë shkëlqimin e kryetarit të vet. Ka arsye dhe rrethana për këtë dremëz konsensuale sindikalistësh të medias. Qëkurse kryeministri tha se në Shqipëri nuk ka sindikata, thuhet se kryetari i Unionit, e perceptoi jo si sfidë, apo si temë polemizuese, por si çështje mode. Sepse ne e dimë që kryeministri bën edhe modën politike në vendin tonë. Dhe qysh atëherë unioni i mban për vete çështjet e gazetarisë. Nuk i ndan me askënd.