Rebusi: Saimiri në autobus
Saimiri tha se Ilir Meta i ka ngritur rengun me përgjimet dhe dosjen “Habilaj”
Por LSI po e kërkon drogën te radarët e ushtrisë dhe Mimi Kodheli
PD e lë Mimin në plan të dytë dhe merret me Saimirin.
PS përjashtoi Saimirin dhe e degdisi në statusin prej plebeji të barazisë para ligjit
Saimir tha se “nuk keni parë gjë akoma”.
Sapo u zbulua se Saimiri është edhe drejtues mjetesh lundrimi.
Profesioni i detarit u zbulua nga policia e Fatmir Xhafës në Elbasan.
Policia rilindi në katër vjet, ndërkohë që ajo po spastrohet!!!
Donald Lu ja kërnacka në Korçë.
Pyetja që lind është:
Cila është loja e vërtetë e Edi Ramës?
a) I ka duart të lidhura dhe po mundohet të marrë sa më pak kosto?
b) Po hedh si ushqim Saimirin që t’i japë kauzë Bashës që vodhi zgjedhjet në parti?
c) Në këtë mënyrë heq qafe një problem në PS dhe zgjidh çështjen e pasardhësit?
d) Me çështjen “Tahiri” Rama po spastron pa zhurmë administratën nga lësëistët?
e) Është i detyruar ta bëjë kurban Sajen pse kanabisi mollë e ndalueme këtej e tutje?
f) Asnjë nga këto, thjesht “Saimir, ça të thotë vllai?”
g) Pastrohet klani tepelenas në parti?
h) Rama është seriozisht i prekur nga e vërteta ulëritëse dhe thjesht pret drejtësi?
Shaptilografisti
Add new comment