Epopeja e shkollës "Betim Muço"

Postuar në 15 Shtator, 2017 11:07

Dje u përurua shkolla “Betim Muço”. Vendndodhja: Tiranë, Kombinat. Shkolla do të presë 1200 nxënës. A ka rëndësi për publikun përurimi i një shkolle? Sigurisht që ka. Por më rëndësi ka cilësia e arsimit përveç logjistikës. Por një shkollë ka më shumë rëndësi për komunitetin ku ndërtohet. Mirëpo nëse në Tiranë kryetar bashkie është një njeri si Erjon Veliaj, shkollës “Betim Muço” mund t’i jepet edhe rëndësi ndërkombëtare. Lajmin për përurimin e kësaj shkolle e kanë përcjellë dje në edicionet informative, të paktën dy televizionet kombëtare: Top-Channel dhe Tv Klan. Po të dëgjosh kronikat në fjalë, kemi të njëjtin tekst dhe plane, çka na sugjeron se kaseta ka ardhur gati nga zyrat e komunikimit në Bashki. Nuk përfundon këtu. Shkolla “Betim Muço” është dokumentuar në media qysh kur ka nisur puna për ndërtimin e saj.

Kronika të posaçme të televizioneve që mbahen me të madh se i shërbejnë publikut na kujtojnë se shkolla nisi të ndërtohet 

ajo mandej është në pritje të përurimit

 

dhe më në fund ajo përurohet

  

Sigurisht, kryetari i Bashkisë Veliaj është aty në mënyrë konstante, me fjalën e tij, me dorën në zemër dhe merakun për kalamajtë e gjeneratës tjetër. Por obsesioni dhe komplekset e Lali Erit, siç edhe ka qejf zotëria ta thërrasin tani që është si biçim politikani operativ, janë njëra gjë. Ana tjetër është lapërdhia mediatike që kultivon këtë lloj gazetarie dhe këtë lloj informimi. Kjo rendje për të qok-luar Lalin parathotë se çfarë roli mund të kenë të njëtat televizione në mbrojtjen e zotërisë në eventualitetin e ndonjë skandali, që nuk përjashtohet sa kohë që shkelja e ligjit është normë nga institucioni që ai drejton. Nuk është pun ate ndërhyrja në të ashtuquajturën “linjë editoriale” pasi të tilla nuk ka më. Por për një transfromim në parametrat dhe standardin e informacionit, ndërkohë që dy televizionet në fjalë mbeten pika referimi njësoj si dy partitë e vjetra në politikë.

Temenaja për Lalin është e pështirë, kjo dihet dhe ndihet edhe në kalimin e kasetës pa teklif. Fundja nuk kushton gjë. "Futja kasetën atij se na çau trapin", ja një fjali që duket se vëngon nga redaksia. Një kronikë që siguron që fytyra dhe zëri i Lalit të dali përditë në mediume. Një avokati e kësaj gazetarie do të ishte se me këtë rast ata që ndjekin mediat le të kuptojnë këtu neurozat dhe klimën psikotike ku llokoçitet i ashtuquajturi pushtet që ndërhyn për një titër, për një rresht apo për një “mënyrë interpretimi”. Dhe garancinë që të jep kaseta e ble jolirë, por kollaj me këta skllevër të imazhit që uzurpojnë hapësirën publike me ndihmën e mediave.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.