Politikë
Mbyllja e “Dosjes” Veliaj, PD kërkon ndërhyrjen e Llallës
Partia Demokratike i kërkoi prokurorit të Përgjithshëm të ndërhyjë për të mos lejuar mbylljen e dosjeve hetimore për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili është kallëzuar për tre çështje.
2017, destabilitet dhe përplasje në sheshe
Partia Demokratike duket se ka shteruar shpresat te një rotacion paqësor i pushtetit nisur nga përvoja e zgjedhjeve të pas vitit 2013. Në një intervistë për gazetën “Koha Jonë”, nënkryetari i saj, Edmond Spaho, thotë se prekja e votës do të thotë destabilitet i vendit.
Mos e shani më Sigurimin e Shtetit
Të gjithë besoj e dimë atë rrëfenjën biblike të djalit plangprishës. E cila në thelbin e vet na tregon detyrat e një babai që kalojnë nga durimi, maturia, drejtësia që shkon përtej inatit dhe në fund filozofia e saj që na thotë se që ta mbash shtëpinë bashkë, duhet të gëlltisësh disa gjëra. Por ajo na thotë edhe se asnjë baba, asnjë prind, nuk mund të detyrojë fëmijën që të bëjë zgjedhjet që ai do. Ti mund të predikosh gjithfarë gjërash, e sërish fëmija yt të marrë rrugë tjetër.
Rikthimi pa dinjitet
Dje Asambleja e Partisë Socialiste vendosi që të rikthejë në radhët e saj si anëtarë disa njerëz që identifikohen me qeverisjen e Fatos Nanos.
Z. Kryeministër, rrëfe të paktën një episod me Ilir Metën
Sot kryeministri Edi Rama, ka thënë ndër të tjera në Asamblesë e Partisë Socialiste:
Shumë kush thotë të dalim vetëm. Shumë thonë ‘ata na nxorrën bojën’. Kjo është strategjike. Çfarë ka fituar Shqipëria nga ky koalicion? E lëmë pjesën se si mund të ishin bërë ndryshe shumë gjëra. Për mua sot nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, janë sistemet që korruptojnë njerëzit. Ne duhet ta bëjmë kontaktin e njeriut me djallin e korrupsionit të pamundur. Gjithë këto reforma nuk do ishin bërë nëse nuk do kishim këtë koalicion.
Strategët e së ardhmes, apo pasqyrë e njëri-tjetrit?
Kryeministri Rama bëri një parashtrim nga Asambleja e Partisë Socialiste mbi raportet me LSI-në, parti me të cilën socialistët bashkëqeverisin prej 4 vitesh. Para audiencës asambleiste dhe asaj televizive kryeministri la të kuptohet se në PS ka një dilemë të madhe nëse duhet vazhduar apo jo koalicioni me LSI-në. Dhe kjo sipas tij e ngritur mbi perceptimin se LSI është një parti që përfaqëson korrupsionin dhe klientelizmin.
Shkarkohet se përçau partinë
Dokumenti është zyrtar dhe është adoptuar si material argumentues për votimin në Asamblenë e PS-së, ku Kokëdhima është shkarkuar nga detyra e sekretarit për Emigracionin dhe Reformën Strukturore.
Kardinali katolik Troshani i flet popullit pa dallim feje, krahine e ideje. Në emër të Kishës...
Këtë të enjte në Kuvendin e Shqipërisë mbajti një fjalim kardinali katolik Dom Ernest Troshani, i cili iu drejtua me një mesazh deputetëve të kuvendit dhe popullit shqiptar. Ai e quajti një nder të pashoq “me folë nga foltorja e Kuvendit në emën të Kishës Katolike Shqiptare”.
"Klemend Balili – mocioni i vërtetë i besimit për qeverinë"(video)
Një interpelancë e kërkuar sot nga disa deputetë me kryeminstrin Edi Rama, ka devijuar në akuza për implikim tërësor të qeverië në aktivitet kriminale. Ndoënse një nga kërkuesit e interpelancës, Ben Blushi, e lidhi refuzimin e KE-së për Shqipërinë me krimin dhe korrupsionin, Edi Rama, refuzoi ta pranonte si argument duke vazhduar me tezën se kusht mbetet vetting. Në diskutim e sipër, deputeti i LIBRA-s, ish-drejtues në PS, ka deklaruar se një shembull që flet se përse negociatat nuk hapen është edhe ai i Klemend Balilit.
Nishani konfirmon solidaritetin me Erdogan: Na keni në krah!
Një një vizitë të programuar që përkoi me disa ngjarje me sfond terrorist në Turqi, presidenti shqiptar Bujar Nishani shprehu mbështetjen për pushtetin në Ankara, duke dënuar si sulmet terroristëve të ditëve të fundit, por edhe grushtin e shtetit të muajit korrik.