Mos e shani më Sigurimin e Shtetit

Postuar në 25 Dhjetor, 2016 13:45

Të gjithë besoj e dimë atë rrëfenjën biblike të djalit plangprishës. E cila në thelbin e vet na tregon detyrat e një babai që kalojnë nga durimi, maturia, drejtësia që shkon përtej inatit dhe në fund filozofia e saj që na thotë se që ta mbash shtëpinë bashkë, duhet të gëlltisësh disa gjëra. Por ajo na thotë edhe se asnjë baba, asnjë prind, nuk mund të detyrojë fëmijën që të bëjë zgjedhjet që ai do. Ti mund të predikosh gjithfarë gjërash, e sërish fëmija yt të marrë rrugë tjetër. Edhe në vende të zhvilluara, formulat e suksesit që kaq shumë janë popullarizuar i mëshojnë idesë se mbi fëmijën ndikimin më të madh e ka mjedisi social, sesa familja.

Këto elementë kanë rëndësi të nënvizohen në një sistem ligjor ku është sanksionuar parimi se Përgjegjësia është Personale. I cili shkelet me të dyja këmbët kur vjen puna te ligji i Vettingut, të paktën ashtu siç na e përcjellin sot mediat.

“Çdo gjyqtar, prokuror apo i punësuar në sistemin e drejtësisë do të plotësojë 3 formularë, që plotësojnë procesin e vetingut. Formulari më i rëndësishëm që kërkon të dhëna të detajuara jo vetëm për gjyqtarin dhe prokurorin, por edhe për rrethin e tij të krushqisë është ai që lidhet me sigurinë. Në formular përdoret termi “të afërm” dhe që nënkupton (vëllezërit, motrat, të afërmit si rrjedhojë e lidhjeve martesore, nipër/ mbesa, gjyshërit, tezet/halla, dajë/xhaxhai, kushërinj të parë, kushërinj të dytë, krushqi. Në këtë formular, gjyqtarët dhe prokurorët duhet të tregojnë nëse kanë pasur takime apo biseda telefonike me persona të përfshirë në krimin e organizuar, nëse kanë pranuar dhurata nga këta persona”, raportohet sot nga mediat.

Më tej ofrohet një sqarim që paska bërë në Komisionin e Posaçëm të Reformës në Drejtësi kreu i “EURALIUS” në Tiranë, Rainer Deville, i cili vazhdon të vijë vërdallë në Shqipëri.

A mund të kemi mjaftueshëm evidencë, që në fund ne të bëjmë një gjykim. Këta tregues, për shembull, mund të kemi që transportojnë para, fluturojnë për në Vjenë, bëjnë shkëmbimin në euro dhe kthehen me to, ndoshta nuk mund t’i kenë deklaruar ato 10 mijë eurot, apo marrin një makinë dhe ajo drejtohet nga persona, te Pastërtia e figurës për gjyqtarët dhe prokurorët që do t’i nënshtrohen procesit të vetingut do të kërkojë të dhëna të detajuara edhe për familjarët e tyre të cilët nuk i njohin fare, ose një makinë që mund të transportojë drogë. Pra, keni tregues të tillë. Nuk është subjektive, por është një vlerësim që duhet të bëhet dhe, sigurisht, vlerësimi i ‘background’¬it është një nga instrumentet më të vështira që kemi dhe ne duhet të kërkojmë një sërë treguesish. Por, nëse ju keni gjithashtu një fotografi ku janë këta njerëz, apo ceremoni martese në Jug, në Sarandë apo Lazarat, në mes të një fushe ku kultivohet drogë, dhe ju të thoni që nuk i dinim këto plantacione, mund t’i koleksiononi këto gjëra

deklaroi ai. Strukturën e këtij kontrolli e ngre Presidenti i Republikës.

Kjo praktikë na çon pas te rasti Durda – Bërballa, kur ish-kryeprokurori Arben Rakipi u shkarkua pse u verifikua se kishte qenë në darkë me dy të akzuarit për trafik droge . “Për veprime që cenojnë figurën e prokurorit”, kjo ishte dispozita që u përdor asokohe. Në fakt Rakipi doli i pafajshëm, por politikës aq i bënte.

Ky Deville që bilbilon në Shqipëri me këto formula na kujton një praktikë të Sigurimit të Shtetit, apo që të mos i biem në qafë, atë të anëtarësimit në PPSH, ku biografia ishte kriter parësor. Në një kohë ku arratisja e një të afërmi, me të cilin as të lidhte ndonjë gjë, kthehej në njollë e dhimbje koke. Ky është një eskperiment, një kthim pas në rrafshin e të drejtave. Pasi një gjyqtar mund të kërkohet të gjykohet mbi vendimet që jep, por jo mbi rrethin e të afërmëve. Duke patur parasysh këtë që parashkruhet në dispozitat e këtoj ligji, mund të themi se seleksionimi i gjykatësve është kaq rigoroz, saqë ai duhet të konvertohet në modus në punën e tyre, për gjykimin e çështjeve.

Si është e mundur të ushtrohet një përdhunë e tillë ndaj të drejtave bazë dhe ky formulim nga devillët e radhës të kalojë kaq lehtë në Gjykatën Kushtetuese? Këtu nuk është fjala për Sali Berishën dhe kapjen e tij, por për ngulitjen e një praktike që u mendua se u la pas.

Deri më tani na është thënë se gjyqësori ka krijuar korporatë, ndonëse kundër tij nuk u inicua asnjëherë ndonjë nismë. Me këto kritere me siguri që po hidhen themelet e kastës, biologjike, që nesër, kur devillët të kenë ikur, do të lexohet qartë raporti mes këtij ligji dhe krushqive politike që do jenë kumbari i emërimeve të reja.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Natyrisht dhe mire t'ua bejne juve ne Shqiperi keta dallkauke te huaj te (gjoja) jurisprudences, sepse ju ne Shqiperi nuk keni tashme guximin tu tregoni vendin ketyre lloj dallkaukve perendimore. Thuaj te keqen e sigurimit shqiptar, sepse vertet qe ky sigurim, (si te gjithe sigurimet e botes perbehej nga ata qe e mbajne veten te zgjuar, por ishin dhe jane akoma me budallenj nga te tjeret), te gjurmonte e te vrojtonte, e mblidhte te dhena per ty, por nuk vendoste dot me vetem disa dyshime dhe prova te pasigurta. Ndersa tani nuk behet fjale per mbledhje faktesh, por behet fjale per ngritjen e nje sistemi lufte klasash dhe individi me individ, qe mos ta marr vesh i pari te dytin dhe amerikanet ta kene ne xhepin e vogel Shqiperine per lojrat e tyre, me ane te disa kukullave te kurdisura. Deri tani e kane arritur aty tek afer 40-50 %. Behet fjale qe ne dhjete vjetet e ardhem ky rezultat te shkoje tek 70-90%, cfar i pergjigjet edhe nje popullsi e re e huaj, e cila prej vitit 1990 e deri ne 2020 te jete aty tek 50%. Pra shqiptare dhe pasardhes te tyre, nga ata te para 1990-es te jene jo me shume se 50%, cfar nuk luan ndonje rol, pasi nje pjese e pasardhesve te tyre jane ose pro-turq, ose pro-greke, ose gjithfarsojsh qe e shohin Shqiperine si nje lloj koncepti te huaj nga shpirti i tyre.

Submitted by PUNETORI OPERATIV (not verified) on

Sigurimi, i shtetit, te verifikonte deri ne kushuri te shtate nga BABAI dhe deri ne kushuri te trete nga NENA.
Kurse nashti, me keto rregullat VETINGORE, edhe krushku i MACES dhe krushku I QENIT, duhet te shkruhen ne CV ( biografi ne vakt te VERUKUT).
Qenkemi ankuar kot na si koti nga rregjimi i VEROS.
Te keqen e Sigurimit te Veros.
Ketije te VETINGORES, ketije ti rruac edhe b . . ., duhet ti tregoc ku i ke cuar qimet qe rrojte.
Luaj bythen po deshe.
Cecua i VETINGORES paska bicak special.
Tung.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.