2017, destabilitet dhe përplasje në sheshe
Partia Demokratike duket se ka shteruar shpresat te një rotacion paqësor i pushtetit nisur nga përvoja e zgjedhjeve të pas vitit 2013. Në një intervistë për gazetën “Koha Jonë”, nënkryetari i saj, Edmond Spaho, thotë se prekja e votës do të thotë destabilitet i vendit.
Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë jetike për vendin dhe të ardhmen e demokracisë. Për fat të keq reforma zgjedhore sot mund të quhet e dështuar për shkak të zvarritjeve të qëllimshme nga mazhoranca dhe gjasat që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, me Ramën në krye, janë iluzive. Partia Demokratike po bën të gjitha përpjekjet të ndërgjegjësojë opinionin brenda dhe jashtë vendit. Nëse zgjedhjet e ardhshme nuk do të jenë të lira dhe të ndershme, por do të blihen sikurse u veprua në Korçë, zgjedhjet vendore të vitit 2015-të, zgjedhjet në Dibër dhe Ersekë, vendi do të futet në rrugën e destabilitetit politik dhe të përplasjes në sheshe dhe rrugë. Kambanat bien për ata që kanë veshë për të dëgjuar
shprehet Spaho.
Eventualisht destabilizimi i vendit do të kërkonte vetëm një negociatë të pranueshme për zgjidhjen e tij: Ikjen e Edi Ramës nga pozicioni i kryeministrit.
Add new comment