"Klemend Balili – mocioni i vërtetë i besimit për qeverinë"(video)
Një interpelancë e kërkuar sot nga disa deputetë me kryeminstrin Edi Rama, ka devijuar në akuza për implikim tërësor të qeverië në aktivitet kriminale. Ndoënse një nga kërkuesit e interpelancës, Ben Blushi, e lidhi refuzimin e KE-së për Shqipërinë me krimin dhe korrupsionin, Edi Rama, refuzoi ta pranonte si argument duke vazhduar me tezën se kusht mbetet vetting. Në diskutim e sipër, deputeti i LIBRA-s, ish-drejtues në PS, ka deklaruar se një shembull që flet se përse negociatat nuk hapen është edhe ai i Klemend Balilit.
“Po të marr rastin e fundit Klemend Balili. Nuk qenka urgjencë që ai nuk arrestohet prej 7 muajsh. Çfarë nevoje ka për të përkthyer 10 mijë faqet e DEA-s amerikane. Pse nuk arrestohet? Sepse është i LSI-së dhe nëse ai arrestohet koalicioni cenohet dhe bie. A ka qeveri në Evropë që thotë nëse një kriminel arrestohet na bie qeveria? Kjo është qeveria e Elvis Roshit dhe Klemend Balilit. Votat e tua nuk mjaftojnë për të të mbajtur në pushtet, këta të sigurojnë vota. Në Shkodër, dihet kush janë kriminelët. Dy prej tyre janë në burg, në Lezhë”, është shprehur Ben Blushi.
Add new comment