Opinion
Të luftosh problemin e gabuar
Në filma thriller, fajtori, pothuajse asnjëherë nuk është i dyshuari kryesor. Këto 25 vite lufta kundër korrupsionit është kali i garës për çdo aspirant kryeministër. Gjithashtu është i dyshuari numër një si pengesa që ky vend te arrij ëndrrën evropiane dhe prosperitetin. Pas shumë fjalimeve, orëve të harxhuara në përmirësimet e ligjeve, konferencave nga njerëz seriozë me kollare te 15 katëshi, fjalimeve të mprehta në shqip dhe jo shqip të ambasadorëve, pyetja ngelet: cilat janë rezultatet? A jemi më të pasur? A jemi pjesë e Evropës? A jemi sot me të sigurtë?
Populizmi i Bashës dhe i Ramës me bizneset e vogla
Në një takim me tregtarët e vegjël të Durrësit para një muaji, Lulzim Basha deklaroi: “Biznesi i vogël do të paguajë jo më shumë se 0.5 % të xhiros. E ke xhiron 20 milionë lekë të vjetra, do të paguash 100 mijë lekë të vjetra në vit. E ke 120 milionë, se deri në 120 milionë do ta çojmë biznesin e vogël ne, 120 milionë lekë xhiro në vit, do të paguash 600 mijë lekë të vjetra në vit.
Kolonializmi është gjendje mendore
Pse u rritën shitjet e Kuranit në SHBA në ditët pas 11 shtatorit 2001? Kjo ndodhi se njerëzit mendonin që duke lexuar Kuranin do të kuptonin Islamin, e duke kuptuar Islamin do të kuptonin myslimanët, dhe, nëse do të kuptonin myslimanët, ata do të mund të kuptonin pse u rrëzuan kullat binjake, pse u sulmua Pentagon dhe pse humbën jetën rreth 3000 amerikanë.
ENE UHIBBUKE!
“Për të luftuar terrorizmin, të gjitha shtetet duhet të kontribuojnë!”… Jo… Jo. Sepse sot me mënyrën se si drejtohen shumica e shteteve është utopi të presësh një kontribut të tillë. Terrorizmi gjen hapësira të blerta të kullosë kur ai luftohet nga shtetet që kanë një regjim të ngjashëm me vetë atë dhe, në kësi rastesh, humbjen më të madhe e pësojnë të pafajshmit.
Vjeshta e trazuar e Kryeministrit
Këto javë, ose më saktë që nga vizita e tij më e fundit në SHBA, Edi Rama, ndryshe nga çfarë pritej, nuk është në ditët e veta më të gëzueshme kryeministrore.
Inkuizicioni mbi shkencën për ngrohjen globale: Rasti "Exxon Mobil"
Prokurori i përgjithshëm i Nju Jorkut, Eric Schneiderman, ka nisur një hetim të Exxon Mobil “për të përcaktuar nëse kjo kompani ka gënjyer publikun për rrezikun e ndryshimeve klimaterike ose investitorët për masën që një rrezik i tillë mund të dëmtojë biznesin e karburanteve.” Sipas The New York Times
Pedagogu i Shkencave Sociale: Pse e quajta Ramën derr!
Për dreq fjalia ime komplekse me derr brenda për kryeministrin tërhoqi më shumë vëmendje se ç’duhej duke i marrë disi rëndësinë protestës më të madhe e serioze që ka organizuar Lëvizja Për Universitetin në historinë e saj. Për saktësim, ajo çka u mundova të them është se nëse do të duhej t’i përgjigjesha flakë për flakë kryeministrit që i quajti shoqet tona trimëresha pula që kakarisin, a thua se vezët i ngrohën dhe nuk i blenë, do ta thërrisja derr që hungërin arrongatshëm propagandën e tij. Mirëpo nuk po e quaj të tillë pasi do të ishte fyerje për derrin.
Shuteriqi dhe historia si instrument i pushtetit
Për një çast vorbulla e reagimeve ndaj Dhimitër Shuteriqit krijoi përshtypjen se në këtë vend përvetësimi i mundit intelektual të tjetrit është në gjendje të gjenerojë shqetësim e angazhim kolektiv, aq më tepër në mesin e stuhisë së skandaleve të ditëpërditshme të pushteteve të ndryshme, duke i kthyer më në fund studimit dhe kulturës dinjitetin e munguar, por serioziteti i qarkulluesve të letrës së Mitrush Kutelit më ngjau me atë tezën studentore e cila, duke udhëtuar on-line nga një universitet shqiptar në tjetrin për të diplomuar studentin e radhës, prodhon pasuri, injorancë dhe legjitimi
Ylli i turpit ose disperatemente Rama
“Kryeministri Edi Rama u takua me zotin Ylli Manjani me të cilin bisedoi për reformën në drejtësi...”. Kjo ndoshta është fjalia më poshtëruese që Rama ka qenë i detyruar të nxjerrë në publik që pas marrëveshjes së 1 prillit me Ilir Metën. Ky i fundit është treguar i pamëshirshëm, duke mos u mjaftuar me demonstrimin e forcës, por duke shkuar deri në poshtërim të aleatit- armik. Emërimi i Ylli Manjanit ministër i Drejtësisë i Republikës së Shqipërisë ishte një shuplakë e nxehtë në fytyrën e lodhur të Edi Ramës.
Politikanë fitimtarë dhe artistë dështakë
Fitimtarët e Kryeministrisë