Naked City
Urohet dhe kritikohet Rita Ora
Kritikat e shumta ndaj këngëtares shqipëtare Rita Ora, për rolin e saj në filmin që pritet të publikohet vitin e ardhshëm ’50 hijet e Greit’ vazhdojnë. Së fundmi krijuesja e hitit ‘Black Widow’ ka postuar një foto ku shfaqet posteri i saj , dhe mbi të shkruan:’Më pëlqen kjo.’Ndonëse shumë fansa e kanë pritur mirë të tjerë, kanë shprehur zhgënjim , ndërsa disa prej tyre nuk kanë kursyer as ofendimet, për shqipëtaren.
Ish i fejuari i Sofia Vergarës uron aktoren për fejesën e re
Është konfirmuar më në fund dhe fejesa e Sofia Vergarës me Joe Mangianellon. Vetëm pak muaj më parë, aktorja kolumbiane i dha fund fejesës me biznesmenin Nick Loeb, për të krijuar një romance me aktorin Joe Mangianello. Dhe pas një lidhje prej vetëm gjashtë muajsh, cifti kurorëzuan dashurinë e tyrë. Ka qenë pikërisht dita e Krishtlindjeve, momenti i përshtatshëm për Joe, i cili i propozoi partneres së tij të famshme. Lajmi se cifti janë fejuar fillimisht lindi si një thashethem, por ish i fejuari i Sofias, Nick e ka konfirmuar.
Ndryshimi drastik i Nicki Minaj. Publikohen momente të saj në gjimnaz
Pas jetës së vështirë që ka patur pranë një babai problematik, Nicki Minaj u tranferua me nënën e saj në Quens, duke shpresuar se një ditë dera e suksesit do të hapej për të. Ndonëse tani është një këngëtare hip hopi, dhe tekshkruajtëse e mrekullueshme, dikur Nicki Minaj kërkonte të bënte famë dhe para me aktrim, ose të paktën mund të themi se provoi. Tani eshtë publikuar një video, ku Nicki përgatitet për rolin në një dramë, nuk po flasim për një film të madh, por për një vepër që do të prezantohej përpara mësuesve dhe studentëve të tjerë.
Jennifer Lopez, adhuruese e thënies së urte të Bob Marley
Ka një karrierë 17 vjecare e cila ka është e mbushur plotë me sukses. Jennifer Lopez, ka arritur të dominojë shumë kolege të tjera, kur bëhet fjalë për role të ndryshme, apo këngë të kthyera në hite, por në dashuri… Në dashuri Jennifer Lopez është një dështim i vërtetë! Pavarësisht se ajo e ka pranuar personalisht, edhe ne mund ta kuptojmë lehtësisht, nga lidhjet e finalizuara, si dhe martesat.
Robin Thicke lë të dashurën për të festuar me ish bashkëshorten
Mund të jenë ndarë pas një marrëdhënie prej dhjetë vitesh, përfshirë martesë, dhe një djalë që kanë prej saj Julian. Megjithatë duket se gjakrat mes Robin Thicke dhe Paula Patton janë ftohur, sepse ata janë bërë miq, pas fundit të bujshëm të martesës. Redaksia e lajmeve TMZ, thotë se Krishtlindjet, cifti i kanë festuar bashkë dhe kjo është bërë e ditur nëpërmjet një fotot të postuar nga kushuriri i Robin.
Alicia Keys zbulon emrin pa kuptim të djalit të dyte
Me anë të një foto të postuar së fundmi, Alicia Keys ka bërë publik lajmin se është bërë nënë për herë të dytë. Ashtu sic dhe vetë ajo uroi pak më parë, foshnja është dhurata e Zotit për këtë fundvit. Është një djalë, dhe Alicia keys së bashku me Swizz Beats, vendosën ta quanin Genesis Ali. Njësoj si emri paraardhës edhe ky i dyti, tingëllon goxha i cuditshëm.
Cheryl Cole ‘zë vendin’ e Kate Middleton
Është zhvilluar një sondazh për të kurorëzuar dhe ikonën e bukurisë të vitit 2014, dhe nuk do ta besoni kush ka lënë pas Dukeshën e Kembrixhit Kate Middleton. Cheryl Cole, këngëtarja e cila asnjëherë më parë nuk është vlerësuar për tiparet e saj , këtë vit ka dhënë më të mirën për të merituar një titull të tillë. Ajo ka spikatur me lukun e saj në një sërë klipesh që ka prezantuar dhe në evenimente ku është shfaqur. Megjithatë në vend të dytë, por jo më pak e rëndësishme është Kate Middleton, një femër sa e bukur aq edhe e thjeshtë.
Charlize Theron i thotë ‘PO’ Sean Penn
Parisi, është qyteti i dashurisë, dhe kështu është shpallur vite më parë, por duket se efekti i romanticitetit, e ka prekur aq shumë Sean Penn, duke shtyrë t`i propozojë për fejesë Charlize Theron. Është ky lajmi më i fundit që qarkullon kudo në botë. Aktori i ka kërkuar bukuroshes afrikane të hedhin një hap tjetër në lidhjen e tyre, një hap më të lartë dhe më serioz. Dhe sigurisht një propozimi të tillë Charlize nuk i ka thënë jo. Mbase këtë kërkesë nga ana e Sean Penn, Charlize e ka pritur prej kohësh.
Iggy Azalea jep mbështetje ndaj të dashurit humbës
Iggy Azalea, i ka dhënë edhe njëherë tjetër mbështetjen maksimale të dashurit Nick Young në ndeshjen e radhës që zhvilloi. Në qafë ajo mbante dhe dhuratën që Nick i kishte bërë me rastin e feastave, një zemër e mbushur me gurë të cmuar diamante. Iggy ishte një nga tifozet më të zjarrta dhe active të Nick, dhe kjo për një arsye të thjeshtë. Karahas admirimit që ndjen për të si një basketbollist, këngëtarja është e dashuruar me të.
Por fatkeqësisht, prania e Iggyt nuk i ka sjell fat Nick, pasi Leakers kanë humbur në ndeshjen e zhvilluar.
Victoria Beckham:’Bashkë me vajzën dhe qenin, rregullojmë thonjtë gjatë pasdites’
Njihet si një ndër femrat më te përkushtuara ndaj punës në botën e show biz, por njëkohësisht një person që kujdeset për familjen dhe lukun. Victoria Beckham, duket se dëshirën të t’u shfaqur gjithnjë e bukur kudo që shkel, po ja trashëgon dhe të bijës Harper e cila është vetëm tre vjec. Në intervistën e radhës për prestigjozen ‘Vogue’, Victoria thotë se ajo dhe Harper, shkojnë për të rregulluar thonjtë.