Alicia Keys zbulon emrin pa kuptim të djalit të dyte
Me anë të një foto të postuar së fundmi, Alicia Keys ka bërë publik lajmin se është bërë nënë për herë të dytë. Ashtu sic dhe vetë ajo uroi pak më parë, foshnja është dhurata e Zotit për këtë fundvit. Është një djalë, dhe Alicia keys së bashku me Swizz Beats, vendosën ta quanin Genesis Ali. Njësoj si emri paraardhës edhe ky i dyti, tingëllon goxha i cuditshëm.
Vazhdon që të mbetet mister për publikun, arsyeja përse Alicia Keys dhe bashkëshorti i saj i vendosin emra të cuditshëm fëmijëve të tyre. Konkretisht djali i parë që erdhi në jetë vitin 2008, quhet Egypt, ose në shqip Egjipti. Ndërsa përsa i përketë zgjedhjes së dytë, është ende herët për këngëtaren që të jap një intervistë dhe të shpjegojë domethënien.
Add new comment