Naked City
Ju prezantojmë me binjakët e Mbretit të Monacos
Këto foto janë shkrepur nga pallati i Monacos. Princi Albert dhe bashkëshortja e tij Charlene kanë pozuar pranë dy vogëlushëve të tyre djalit Jacques dhe vajzës Gabriella, të cilët erdhën në jetë në spitalin e Grace. Me anë të fotove ata kanë dashur të përshëndesin të gjithë popullin, ndërsa na kanë prezantuar me binjakët që erdhën në jetë javën e kaluar.
Mariah Carey i kërkon bashkëshortit të mos i bashkohet në festën e Krishtlindjeve
Këngëtarja Mariah Carey mësohet t`i ketë kërkuar Nick Cannon të mos i bashkohet dhe fëmijëve në festën e Krishtlindjeve. Ky është viti i parë që ata nuk do ta kalojnë bashkë dhe sigurisht duhet të jetë e vështirë për këngëtaren. Kanë mbetur ende të paditura shfaqet që e shtynë Mariah të merrte një vendim të tillë por me siguri Nick Cannon e ka lënduar së tepërmi.
Cher lufton për jetën e saj
Mediat amerikane shkruajnë se këngëtarja Cher është prekur nga sindroma Epstein-Barr dhe se nëse ajo nuk i nënshtrihet transplantit, rrezikon jetën. Sindroma në fjalë është një çrregullim që ndikon në sistemin imunitar dhe i bën njerëzit më të prekshëm nga infeksioni bakterial dhe viral. Për këtë arsye Cher ka anuluar disa koncerte.
Zbulohen kërcënimet e bashkëshortit të Mel B, ndaj vajzës së këngëtares
Vazhdojnë që të zbulohen të ashtuquajturat bema të bashkëshortit të Mel B, me të cilin thuhet se këngëtarja do të divorcohet, Stephen Belafonte. Nga nëna e Mel B, Andrea ka bëre një deklaratë duke thënë , gjithcka të pohuar nga mbesa e saj Phoneix Chi Gulzar, e cila është vajza e Mel nga lidhja me Jimmy Gulzar. Andrea tha:”Phoenix me tha se Stephen kishte një armë në shtëpi dhe e ka trembur mbesën time me të, duke ja drejtuar më shume se një herë.”
Intervistohet rivalja e shkollës së Taylor Swift. Martohet me ish të dashurin e këngëtares
Një ndër arsyet kryesore përse Taylor Swift është bërë e famshme, krahas talentit, është dhe tematika që ajo trajtonte në këngët e saj. Këngëtarja e cila është edhe një tekstshkruajtëse, frymëzohej gjithnjë nga lidhjet e dështuara që kishte, ku mund të përmendim atë me John Mayer apo Harry Styles. Por po të kthehemi shumë vite pas do të kutojmë hitin ‘Picture to Burn’ , dedikuar ish partnerit të parë, i cili e lëndoi pasi i dha fund me Taylor për një vajzë tjetër, pikërisht miken e mirë të kësaj të fundit.
Mariah Carey nuk vë gjumë në sy nga stresi. Këngëtarja ndihet e shkatërruar
Mariah Carey e ka të pamundur që të vërë gjum në sy. 44-vjecarja është e shkatërruar emocionalisht prej ndarjes nga Nick Cannon, thotë një burim për US Weekly. Megjithatë problem i saj më i madh është se ende nuk mund të heq nga mendja dëshirën për një familje të lumtur, dicka që nuk mund ta ketë.
Irina Shayk tashmë pjesë e familjes Ronaldo
Prej kohësh kemi ditur se Irina Shayk ishte tashmë pjesë e familjes së Cristiano Ronaldos, madje i ka rrembyer menjëherë zemrën djalit të tij. Së fundmi futbollisti ka postuar një foto në twitter, ku shfaqet pranë partneres prej vitesh, miqve më të mirë dhe fëmijëve të tyre, por edhe me djalin i cili mban emrin e tij Cristiano Ronaldo Junior. Mbi këtë fotografi 29-vjecari shkroi :”Është mirë të qetësohesh dhe të argëtohesh disa ditë. ” Mendohet se ata mund të kenë festuar së bashku, duke qenë se fytyrat i kishin të pikturuara në mënyra nga më qesharaket.
Konfirmohet fejesa e Cameron Diaz
Prej kohësh janë përhapur fjalë se Cameron Diaz është fejuar me Benji Madden të dashurin prej vetem shtatë muajsh. Këto hipoteza janë hedhur menjëherë pasi Cameron është fotografuar me unazë fejese në gisht. Megjithatë aktorja as që e ka marr mundimin të pohojë apo mohojë dicka specifike. Ka qenë pikërisht mikja më e mirë e Benji Madden, ajo që e konfirmoi fejesën e ciftit, të cilët sipas një burimi tjetër pritet të martohen vitin 2015.
Iggy Azalea i dhuron të dashurit Chevrole Impala 1962
Iggy Azalea kjo këngëtare e cila ka fituar zemrat e publikut në një kohë kaq të shkurtër, tashmë është femra ideale që cdo mashkull do të dëshironte të kishte përkrahë vetes, sidosmos gjatë periudhës festive. Duke e vërtetetuar për të disatën herë zemërgjerësinë e saj, krijuesja e hitit ‘Fancy’ i dhuroi të dashurit prej thuajse një viti, Nick Young, një makinë Chevrolet Impala të vitit 1962.
Eva Mendes dhe Ryan Gosling ‘ndahen’ tre muaj pas lindjes së vajzës së tyre Esmeralda
Vetëm tre muaj më parë u bënë prindërit e vajzës Esmeralda Amada, dhe duket se ‘presioni’ i të qenurit prindër është i tepërt për Eva Mendes dhe Ryan Gosling. Prej kohësh raportohet se cifti jetojnë të ndarë nga njëri-tjetri. Aktorja e kthyer në një dizenjatore jeton në rezidencën në Los Angelos, ndërsa Gosling në Georgia, Atlantë.
Për momentin ai ndodhet në këtë vend pasi është i angazhuar me xhirimet e filmit të ri, por Eva refuzoi që të udhëtojë drejt Ryan së bashku me vajzën për ta vizituar, kështu që është i detyruar të shkojë ta takojë here pas here të bijën.