Naked City
E dashura e Robert Pattinson ‘trembet’ nga fotot
FKA Twighs është emri i saj i artit, por më së shumti njihet si e dashura e Robert Pattinson dhe në fund me emrin e vërtetë Tahlia Barnett. Sidoqoftë ajo ka dhënë një intervistë ku nuk ka folur më për Robert por për veten dhe marrëdhënien që ka me aparatet fotografike. Sic mund të vihet dhe paraqitja e jashtme, trupi i tonifikuar dhe një fytyrë perfekte nuk janë pika më e fortë e Tahlias, dhe ky është problem i saj kryesor. Tahlia ka thënë se shpesh here ‘trembet’ nga fotografitë.
Edhe prindërit kanë nevojë për privatësi ! Mila Kuins dhe Ashton Kutcher nuk i rezitojnë njëri-tjetrit
Mila Kuins dhe Ashton Kutcher kanë lënë në shtëpi vajzën e tyre Wyatt, për të parë një ndeshje basketbolli dhe sigurisht për të mbështetur skuadrën e tyre të preferuar Lakers. Më shumë se për ndeshjen, cifti kanë shfaqur interes për njëri-tjetrin. Mila dhe Ashton nuk mundtë rezistonin asnjë moment pa ndarë puthje.
Zbulohen detajet rreth festës së Rihannës. Babai i dehur e turpëroi përpara të gjithëve
Vetëm pak kohë më parë Rihanna e shpëtoi babain e saj nga hekurat e burgut. Ai rrezikonte të qëndrronte për shumë muaj atje, por këngëtarja e dërgoi në një qendër rehabilitimi ne Malibu. Kjo ishte një ndër më të shtrenjtat ne Amerike, 58 mijë dollarë në muaj. Megjithatë babai i saj problematik e turpëroi Rihannën në një festë bamirësie të organizuar ’The Diamond Ball’, ai kishte konsumuar alkol mbi normën e lejuar dhe këtë e shfaqi dukshëm me anë të gjesteve që bënte. Janë shkrepur disa foto që e dëshmojnë këtë gjë.
Nëna më ’hot’ e momentit mban emrin Ciara
Këngetaren Ciara pa dyshim që mund ta quajmë nënën më hot të momentit. Së fundmi ajo ka realizuar një set fotografik për prestigjozen ‘Vogue’. Duket se prioritet Ciara i ka kushtuar ekspozimit të linjave trupore, ndersa flokët lënë për të dëshiruar ndonëse i është dashur kohë për një model të tillë. Ky është një lajm shumë i mire për adhuruesit e saj , të cilëve i ka munguar një shfaqe si kjo për më tepër tek ‘Vogue’.
Arsyet përse zgjati shtatë muaj lidhja e Cameron Diaz
Janë zbuluar më në fund dhe arsyet përse Cameron Diaz qëndrroi për shtatë muaj ne krahët e Benji Madden. Një burim pranë aktores shprehet se ai e bën shumë të lumtur dhe jo vetëm. Edhe Cameron është marrezisht e dashuruar pas tij. Informatori tha: ’Të gjithë mendojnë se është dicka momentale, por në fakt ata janë të lumtur bashkë. Ka ardhur koha që Benji të kujdeset për një vajzë të mrekullueshme.’
Chris Martin ‘akuzon’ Angelina Jolie : ‘Ajo më rrembeu’
Në intervistën e tij të radhës lideri i grupit ‘Coldplay’, Chris Martin ka thënë me shaka se Angelina Jolie e ka rrëmbyer. Sipas Chris, Angelina kishte nevojë për ndihmën e tij në kompozimin e nje kënge për filmin e ri ‘Unbroken’. Chris pohoi : ‘Fillimisht Angelina më telefonoi , lamë një takim dhe më pas më rrembeu së bashku me Brad. Të dy ata ishin me maska dhe më pas më dërguan në një vend të panjohur, ajo më tha të kompozoja një këngë për filmin e ri. Dhe kështu nisi bashkëpunimi ynë.’
Ish partneri i Nicki Minaj në prag të vetëvrasjes
Ish partneri i këngëtares Nicki Minaj , i ka thënë miqve të tij që po mendon t`i jap fund jetës. Safare Samuels po e vuan jashtëzakonisht humbjen e të dashurës prej 12 vitesh , në ndryshim nga kjo e fundit. Sipas personave pranë tij , Safare kalon dite të tëra i mbyllur në një dhomë duke konsumuar mariuanë, tani ai i ka thënë se po mendon që të mos jetojë më, sepse nuk mund ta përballojë humbjen e Nicki Minaj.
Këto janë fituesit e çmimeve përkatëse nga Revista Perople
Ylli i filmave komikë
Kevin Hart
Ylli i gjeneratës së re
Chloë Grace Moretz
Bamirësia më trend e këtij viti
Ice Bucket Challenge
Modeli i famshëm që duhet ndjekur
Kate Hudson
Modelja më tërheqëse
Parker Hurley
Femra më e bukur në botë
Kate Upton
Moderatori i vitit
Jimmy Fallon
Aktorja me performancën më të mirë
Jennifer Aniston në Cake
Aktori me performancën më të mirë
Michael Keaton në Birdman
Mariah Carey përballet me një padi tjetër
Këngëtarja Mariah Carey do të drejtohet serish në derën e gjyaktës për tu përballur me padinë që ka ngritur ish asistentja e saj. Prej shtatë vitesh gruaja 49-vjecare kishte punuar për Mariah, madje në fletën e padisë ajo shkruan se është detyruar t`i shpërbejë këngëtares shtatë ditë të javës nga 16 orë dhe në përfundim ? Asgjë.. Mariah Carey nuk e ka shpërblyer me para shtesë, duke treguar jo vetëm mosmirënjohje por duke shkelur të drejtat e saj.
Ju prezantojmë të dashurën e Vladimir Putin
Ditën e djeshme Vladimir Putin, presideti rus pranoi se është i dashuruar. Prej kohësh përflitet lidhja e tij me gjimnasten Alina Kabayeva, por Putin nuk ka dashur që të përmend asnjë emër. Në një intervistë kreu i shtetit Rus pohoi :”Ndihem i dashuruar, dhe kjo dashuri më kthehet nga ana e partneres.” I është kërkuar më shumë se një herë që të flas për femrën në fjalë, por ai refuzoi duke e lënë mister për botën.