Nëna më ’hot’ e momentit mban emrin Ciara

Postuar në 19 Dhjetor, 2014 11:13

Këngetaren Ciara pa dyshim që mund ta quajmë nënën më hot të momentit. Së fundmi ajo ka realizuar një set fotografik për prestigjozen ‘Vogue’. Duket se prioritet Ciara i ka kushtuar ekspozimit të linjave trupore, ndersa flokët lënë për të dëshiruar ndonëse i është dashur kohë për një model të tillë. Ky është një lajm shumë i mire për adhuruesit e saj , të cilëve i ka munguar një shfaqe si kjo për më tepër tek ‘Vogue’.

 

Përsa i përketë marrëdhënies së saj me rreperin The Future ata kanë nisur te jetojnë përsëri bashkë. Sipas këngëtares është e domosdoshme që djali i saj i quajtur Future Zahir të ketë pranë babain e tij cdo ditë të jetës, por ende nuk janë dhënë detaje se cfarë po ndodh me ata ‘si cift’. Nuk mund të lemë pa përmendur se Ciara dhe Future janë ndarë kur këngëtarja ishte në ditët e fundit të shtatzanisë. Arsyja ishte sepse krijuesja e hitit ‘Body Party’ zbuloi lidhjen e ish të fejuarit me dizenjatoren e veshjeve të tij.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.