Naked City
Cameron Diaz do të martohet në vitin 2015
Cameron Diaz dhe Benji Madden pritet që të kurorëzojnë dashurinë e tyre prej shtatë muajsh vitin e ardhshëm. Një informator pranë ciftit shprehet se Benji është gjunjëzuar menjëherë nën këmbët e Cameron duke i propozuar për martesë. Për sytë e publikut po hedhin hapa të shpejtë, por ata janë të cmendur pas njëri tjetrit.
Ndahet nga jeta në moshën 70-vjecare Joe Cocker. Zbulohen shkaqet
Ështe ndarë nga jeta në moshën 70-vjecare Joe Cocker, muzikanti i mirënjohur qe nuk mundi të fitonte luftën kundër kancerit në mushkri. Kjo ngjarje e dhimbshme ka ndodhur në shtëpinë e tij i rrethuar nga miq e familjarë. Ky lajm ka lënduar së tepërmi jo vetëm të afërmit, e adhuruesit por edhe miqtë. Ndër të parët që ka reaguar ishte Sir Paul McCaurtney. Ai tha për mikun më të mire të Beatles :”Është e trishtueshme kjo që dëgjova për vdekjen e Joe. Ai ishte në verior i mire që unë e doja shumë, dhe si të tjerë pëlqeja këngët e tij.”
Rreperi Tyga zbulon jetën e shfrenuar të ish partneres, bën kërkesë për kujdestarinë e të birit
Rreperi i njohur Tyga raportohet se do të nis procedurat gjyqesore për të fituar kujdestari të plotë ndaj djalit që ai ka me ish partneren Blac Chyna. Kjo erdhi si pasojë e një video të publikuar, ku modelja shfaqet duke kërcyer Twerk së bashku me Amber Rose ish bashkëshorten e Wiz Khalifës. Por ajo që e bindi edhe më shume se Blac nuk është personi i duhur që duhet të kujdeset për të birin , ishte një tjetër informacion.
Ekstremi i Sofia Vergarës për t’u dukur gjithnjë e re dhe e bukur
Sofia Vergara është një ndër femrat më të bukura në botë, dhe rrjedhimisht frikësohet kur bëhet fjalë për vitet që kalojnë. Sofia nuk dëshiron të plaket dhe këtë e pohoi për të disatën herë në një intervistë që ka dhënë së fundmi. ‘Nuk dua të plakem’ shton aktorja ‘në rast se ju më thoni që të aplikoj cimento në zonën poshtë syve të mi, ju siguroj që do ta bëj, vetëm e vetëm që te mos dukem e vjetër.’
Chris Brown punon gjashtë orë në ditë në shërbim të komunitetit ‘prej Rihannës’
Chris Brown vetëm pak kohë përpara se të përmbushë dënimin e tij po punon më forte se asnjëherë tjetër.Çështja e tij e cila ka nisur rreth gjashtë vite më parë ende nuk është mbyllur. Bëhet fjalë për lajmin i cili bëri bujë në të gjithë botën, ku këngëtari dhunoi fizikisht, ish të dashurën e famshme Rihanna. Sipas redaksisë së lajmeve TMZ, gjashtë javët e fundit ai ka shpenzuar gjashtë orë në ditë duke punuar për komunitetin, sepse kështu vendosi gjykata, derisa të plotësojë nje mijë orë punë.
Kourtney Kardashian zbulon emrin e perfekt të djalit të saj
Më në fund Kourtney Kardashian ka bërë publik emrin e djalit të saj. I vogli quhet Reign Aston Disick. Kjo është zbuluar me anë të një foto të postuar në rrjetin social twitter, ku shfaqet vetëm dora e të sapolindurit. Emri i tij është vlerësuar tejmase nga publiku, madje disa e kanë cilësuar perfekt. Reign ka origjinë britanike dhe do të thotë Sovran , ndërsa Aston besohet të ketë qenë një emër për të cilin cifti e kanë marrë frymëzimin nga babai i Scot Disick.
Angelina Jolie tregon hollësi të paditura nga dasma e saj
Mund të ketë ndodhur gjatë muajve të verës, por dasma e Angelina Jolie dhe Brad Pitt ende vazhdon që të përflitet. Në intervistën e radhës, Angelina tregoi për ne hollësi që nuk i dinim rreth ceremonisë martesore me Brad. Përshtypja jonë e parë rreth kohës që i ëshhtë dashur ta organizojë, mund të ketë qenë e gabuar. Vetëm dy deri ne tre javë më parë, ylli i filmit ‘Salt’ ka caktuar datën e martesës, vendosi fustanin që do të vishte, caktoi vendin, ambjentin, dhe gjithcka tjetër .
Ja si e uroi Adele, Elton John për martesë
Më shumë se një urim, kjo ishte kërkesë për ndjesë. Adele e kishte të pamundur për tu bërë pjesë e ceremonisë martesore të Elton John dhe David Furnish të cilët kurorëzuan dashurinë e tyre nëntë vjecare. Ajo ka postuar në rrjetet sociale një foto, ku shfaqen lule për dy të dashuruarit, dhe letra me dedikime. Mbi këtë foto Adele shkroi :”Më vjen shumë keq për faktin që nuk isha pjesëmarrëse, takohemi sërish vitin 2015, urimet më të mira nga Adele, Simon dhe Angelo.”
Familja Beckham ,detaje të tjera të dasmës së Elton John me anë të fotove
Mel B po nis procedurat e divorcit, për t’u ndarë nga Stephen
Marrëdhënia e vështirë e Mel B dhe bashkëshortit të saj Stephen Belafonte, ka nisur kohë më parë. Burime pranë tyre sigurojnë se ata kishin mosmarrëveshje përpara se këngëtarja të shtrohej në spital , duke humbur kështu dhe një puntatë të X-Factor, për tu shfaqur sërish në natën finale. Mel B po nis procedurat për t`u divorcuar nga Stephen, ndërsa ky i fundit ka marr vajzën e tyre tre vjecare Madison, së bashku me dadon, dhe po qëndron në Amerikë në një nga pronat e çiftit.