Mel B po nis procedurat e divorcit, për t’u ndarë nga Stephen

Marrëdhënia e vështirë e Mel B dhe bashkëshortit të saj Stephen Belafonte, ka nisur kohë më parë. Burime pranë tyre sigurojnë se ata kishin mosmarrëveshje përpara se këngëtarja të shtrohej në spital , duke humbur kështu dhe një puntatë të X-Factor, për tu shfaqur sërish në natën finale. Mel B po nis procedurat për t`u divorcuar nga Stephen, ndërsa ky i fundit ka marr vajzën e tyre tre vjecare Madison, së bashku me dadon, dhe po qëndron në Amerikë në një nga pronat e çiftit.
Burimi tha për ‘Daily Mirror’ :”Ajo e di që kjo nuk është një zgjidhje e lehtë, do të jetë e vështirë. Por në të njëjtën kohë është koshiente që martesa e saj tashmë ka marrë fund.” Por nuk ka qenë vetëm ky informator i paditur për ne ai që jep deklarata të tilla. Përpara kësaj, vetë vëllai 41-vjecar i Stephen e ka këshilluar Mel B me anë të një interviste që të ndahej sa më parë të jetë e mundur. ‘Stephen është i ftohtë, i vështirëe dhe i dhunshëm. Mel duhet të kujdeset për shëndetin e saj dhe të mos harrojë të qëndrojë larg Stephen , ai do ta shkatërrojë atë’ :pranoi Jeremy Belafonte.
Add new comment