Naked City
Princi William zbulon : “Kate ka flokë të tmerrshëm”
Gjatë ditës së mërkurë Princi William vizitoi qendrën Centre Point, duke takuar personat perreth , përse jo edhe për t`i këshilluar. Gjatë kësaj kohe ai gjeti rastin që të bisedonte me një vajzë të quajtur Angel , endrra e të cilës ishte të bëhej një parukiere profesioniste. Princi William tha se aftësitë e saj të vërteta do të viheshin re , kur të rregullonte flokët e bashkëshortes së tij Kate Middleton.
Calvin Harris, DJ që po kthehet në një model
Është shpallur për të dytin vit radhazi Dj më i paguar në botë, duke lënë pas David Guetten, Avicii, dhe thuajse të fundit në radhë Tieston. Jemi mësuar ta shohim në një skenë të errët ku të luajë muzikë, por zakonisht preferon që të mos tregojë fytyrën e tij, ndërsa tani te gjithë adhuruesit e Calvin Harris, kanë mundësinë ta shohin në tërësi, pas Po-së që I tha markës Armani. Ai është imazhi i koleksionit të ri të veshjeve, dhe për këtë ka realizuar një set fotografik.
Shakira shfaqet pas kaq shumë kohësh në publik duke treguar barkun e fryrë
Një ndër femrat më të famshme në botë , është një ndër më terheqëset në tapetin e kuq, apo videoklipet që rregjistron, por është dhe një nga personat që e shohim të shfaqet më rrallë në publik, kur meson se është shtatëzanë. Po flasim për Shakirën, kolumbianen e cila është në pritje të foshnjës së dytë me Gerard Pique. Shakira është fotografuar në Barcelonë, teksa dilte nga një salon bukurie. Më në fund ajo ka gjetur kohën që t`i përkushtohet vetes.
The Game : “Grammy urren rreperët, ata nuk na vlerësojnë”
Grammy i urren rreperët, kjo ka qenë fjalia me të cilën ka nisur dhe deklarata e të njohurit The Game. Ndonëse ai punon fort cdo ditë për të nxjerr në pah punë të vlefshme, pret jo vetëm vlerësimin e publikut, por edhe të evenimenteve të ndryshme, ku një ndër to është Grammy Awards. The Game, një nga këngëtarët më të hershëm të rrymës muzikore hip hop pohon :”Sado që ne të punojmë , përcaktuesit e cmimeve Grammy nuk e vlerësojnë kulturën tonë. Bëjmë më të mirën, mundohemi për të sjell muzikë të bukur dhe në përfundim nuk marrim asnjë vlerësim.”
Tashmë e konfirmuar, Justin Timberlake do të bëhet baba së shpejti
Në rast se deri dje kishim dyshime rreth shtatëzanisë së Jessica Biel tashmë ky lajm është konfirmuar. Aktorja dhe bashkëshorti Justin Timberlake janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Rreth këtij lajmi kaq të gëzueshëm ka folur miku i ngushtë i krijuesit të hitit ‘What Goes Around.. Comes Around’. Duke dashur të mos jap detaje Joey tha :”Ata janë në pritje të një fëmije. Justin ma ka treguar këtë muaj më parë, dhe e kam mbajtur gojën mbyllur. Por tani mund të flas lirshëm për këtë temë.”
Mel B :”Edhe unë kam një anë të butë të karakterit”
Në një intervistë Mel B thotë se ajo ka një anë të butë por njerzit nuk e shohin këtë gjë. Këngëtarja pranoi :”E di që për vite të tëra kam qenë e vështirë dhe shumë e forte në aparencën e jashtme, një femër të cilës nuk i interesonte asgjë dhe nuk ka emocione, por edhe unë mund të jem një njeri emocional dhe me vullnet. Jam një njeri , mendoj që syri i publikut sheh vetëm një anë timen. Dikush që më njeh prej 16 vitesh më ka thënë se nuk kam ndryshuar aspak, jam e njëjta, thjeshtë njerzit tani po më shohin më shumë se kurrë.”
Jennifer Lopez konsideron veten të fiksuar pas dashurisë
Në intervistën e saj të fundit Jennifer Lopez cilësoi veten si një femër të fiksuar pas dashurisë, por në te njëjtën kohë ndjen frikë se mbase një ditë mund të mbetet e vetme. Ajo tha për revistën ‘Self’ :”Në momentin që ndjen shumë dhimbje, kritikon veten pa masë. Njerzit bëjnë gjëra të ndryshme, festojnë gjatë mbrëmjes dhe më pas flejnë, ndërsa kjo nuk është mënyra ime. Gjej komoditet kur jam me një person, dhe kjo quhet fiksim pas dashurisë. Më tremb fakti që në të ardhmen mund të mbetem e vetme.”
Mariah Carey shpërthen në lotë teksa kujton Nick Cannon
Pa dyshim që fundi i vitit është një periudhë emocionuese për të gjithë. Është momenti ideal për të kujtuar gjithcka që ka ndodhur në muajt paraardhës, dhe mbrëmjen e fundit ta kalojmë pranë personave tanë të dashur. Por Mariah Carey ka shpërthyer në lotë teksa performonte ,e veshur me të kuqe, këngën ‘Hero’ dhe në mendjen e saj ndodhej një person , Nick Cannon, bashkëshorti prej gjashtë vitesh të cilin e humbi ne 2014.
Kristen Stewart trishtohet për bashkëjetesën me Robert Pattinson ?
Aktorja Kristen Stewart është parë në publik e merzitur pasi mori vesh lajmin se ish - partneri Robert Pattinson dhe e dashura prej 3 muajsh, Tahlia Barnett, po jetojnë bashkë. Duhet të ketë qenë shokuese për Kristen, e cila sipas personave pranë dukej e hutuar. Ndonëse edhe ajo edhe Robert kanë mohuar se vazhdojnë të ndjejnë dicka për njëri-tjetrin, thuajse askush nuk i beson , dhe kjo për një arsyje të thjeshtë. Cifti kanë tentuar të ndahen shpesh por nuk e kanë arritur .
Kjo është lista e ‘krimeve’ të bashkëshortit të Mel B
-Stefan Belafonte, për herë të parë është arrestuar në vitin 1994 kur ishte 19 –vjeç, i akuzuar për vjedhje.
-Në vitin 2000 ai është akuzuar për sulm ndaj një personi.
-Në 2003 pranoi se kishte ushtruar dhunë fizike mbi partneren e tij Nicole, por u përpoq të shfajsohej se kjo ndodhi si pasojë e alkolit që kishte konsumuar.
-Në vitin 2007 , Mel B pranoi se ishte koshiente që bashkëshorti i saj nuk ishte ndonjë ëngjëll , ndërsa tre muaj më vonë u arrestua sërish.