Mel B :”Edhe unë kam një anë të butë të karakterit”

Në një intervistë Mel B thotë se ajo ka një anë të butë por njerzit nuk e shohin këtë gjë. Këngëtarja pranoi :”E di që për vite të tëra kam qenë e vështirë dhe shumë e forte në aparencën e jashtme, një femër të cilës nuk i interesonte asgjë dhe nuk ka emocione, por edhe unë mund të jem një njeri emocional dhe me vullnet. Jam një njeri , mendoj që syri i publikut sheh vetëm një anë timen. Dikush që më njeh prej 16 vitesh më ka thënë se nuk kam ndryshuar aspak, jam e njëjta, thjeshtë njerzit tani po më shohin më shumë se kurrë.”
Ndërsa përsa i përketë martesës së saj prej shtatë vitesh me Stephen Belafonte, thuhet se ata po jetojnë të ndarë. Mel B po qëndron në apartamentin në Londër ndërsa Stephen në Los Angelos.
Add new comment