Naked City
Kjo është dhurata 80 mijë dollarë e Victoria Beckham për David
Kjo është një ndër dhuratat që mori David Beckham nga bashkëshortja Victoria me rastin e festave. Janë neone me ngjyra të ndryshme që formojne një zemër, dhe brenda saj një shkrim dedikuar ish futbollstit . Mund të ishte një fjali por dizenjatorja ka arritur që t`i shpreh thuajse gjithçka që ka ndjerë. ‘Unë të ndjeva ty dhe e dija që ti më doje mua.’ Është shkrimi që ndodhej brenda zemrës së Victorias.
Iggy Azalea një bashkëpunim me Britney Spears në 2015
Këngëtarja nga Australia Iggy Azalea në nje intervistë për radio Kiss FM pohoi se pas bashkëpunimit me Rita Orën, Jennifer Lopez, e radhës është me Britney Spears. Kjo këngë do të jetë e para që Britney do të publikojë vitin 2015. Krijuesja e hitit ‘Fancy’ pohoi :”Ne kemi një këngë, dhe do ta hedhim në treg vitin e ardhshëm. Unë ende nuk kam arritur që te bëj një bisedë të vërtetë me të, dhe shpresoj që 2015 të jetë një fillim i ri.”
Elhaida Dani "refuzon" Sanremon për Festivalin e RTSH-së.
Rreth 186 artistë dorëzuan materialet e tyre dhe vetëm 20 janë kualifikuar për netët finale të "Sanremo".
Ndërsa njëra prej garueseve nuk do të jetë edhe këngëtarja shqiptare, Elhaida Dani, e cila nuk dihet pse ka refuzuar të merr pjesë në këtë festival italian prestigjioz.
Këngëtarja kishte treguar më parë se do të merrte pjesë në edicionin e ri të festivalit, por me sa duket kjo nuk do të ndodhë.
Por, të paktën do jetë në Sanremon shqiptare...Festivalin e Këngës në RTSH.
Të bëhesh nënë në Norvegji, një ëndërr për çdo grua.
Cilat janë avantazhet që kanë nënat e reja që sjellin në jetë fëmijët e tyre në Norvegji?
Të pasmet befasuese të Amber Rose.
Ish- gruaja e Wiz Khalifa dhe ish- e dashura e Kanye West, Amber Rose, i befasoi vizitorët e ekspozitës “The Rolling Stones in Photographs” në Los Angeles, kur në fundjavë u shfaq me këtë fustan transparent.
Jennifer Lopez ende në topformë
Nuk ka asnjë dyshim se 45 vjeqarja Jennifer Lopez vazhdon të jetë në top formë.
Jennifer Lopez, këngëtarja e hitit Booty ka treguar për revistën Self Magazine për planet e saj për të ardhmen, për pozimet e reja, e të tjera.
Jen ka pozuar poashtu pëe ballinën e kësja revistë që do të dal në janar të 2015-tës.
Mel B paketon gjithçka dhe largohet nga shtëpia
Sipas raportimeve më të fundit bëhet me dije se Mel B është në prag të ndarjes me bashkëshortin prej shtatë vitesh, Stefan Belafonte. Këngëtarja ka paketuar veshjet e saj, duke mos kthyer kokën pas. Burimet thonë se kjo erdhi si pasojë e një zënke shumë serioze mes tyre, edhe përse ende nuk është vërtetuar asgjë. Është kontaktuar edhe përfaqësuesi i Mel B, për të dhënë një koment lidhur me këtë ngjarje, por ai refuzoi.
Maria Fowler e sulmojnë në rrugë dhe përfundon e gjakosur
Këto janë fotot më të fundit të aktores Maria Fowler. Gjatë mbrëmjes ate e kanë sulmuar fizikisht, dhe bukuroshja ka përfunduar e gjakosur si dhe me shenja të shumta në zona të ndryshme të trupit.
Yllin e TOWIE , e kanë goditur me grushte në fytyrë, ndërsa policia ka nisur që të hetojë se përse ka ndodhur e gjithë kjo.
Kim Kardashian sqaron përse ‘preu fytyrën ’ e vajzës North West në foton e publikuar
U përhap me shpejtësi lajmi që Kim Kardashian ishte një femër aq egoiste saqë kërkonte të gjithë vëmendjen e drejtuar nga ajo. Në një foto që shkrepi me të bijën North West, Kim ka prerë imazhine të bijës dhe e publikoi në rrjetet sociale.
Tashmë ajo reagoi në twitter dhe fillimisht pyeti ndjekësit në rast se ky lajm qesharak ishte I vërtetë. Pasi u sigurua, Kim vijoi :”North i kishte sytë e mbyllur dhe unë po ndjeja shikimin tim. A ka mundësi të jetoj ?”
Këngëtarja hungareze padit Beyonce, Jay Z dhe Timberland
Kjo do të jetë padia e radhës me të cilën duhet të përballet e bukura Beyonce. Një këngëtare nga Hungaria pretendon se Beyonce ka përdorur zërin e saj pa i marrë leje, në këngën hit ‘Drunk In Love’. Ajo quhet Monika Miczura ose sic njihet me emrin e artit Mitsou. Ajo fajson Beyonce, Jay Z dhe Timberland, se kanë përdorur një këngë që rregjistroi në vitin 1995.
Kënga në fjalë quhet Bajba, Bajba Pelem dhe Beyonce e ka ‘manipuluar ’ vokalin duke përdorur auto-tune. Kujtojmë se kënga hit ‘Drunk In Love’ është publikuar muaj më parë dhe rezultoi një sukses i padiskutueshëm.