Iggy Azalea një bashkëpunim me Britney Spears në 2015

Këngëtarja nga Australia Iggy Azalea në nje intervistë për radio Kiss FM pohoi se pas bashkëpunimit me Rita Orën, Jennifer Lopez, e radhës është me Britney Spears. Kjo këngë do të jetë e para që Britney do të publikojë vitin 2015. Krijuesja e hitit ‘Fancy’ pohoi :”Ne kemi një këngë, dhe do ta hedhim në treg vitin e ardhshëm. Unë ende nuk kam arritur që te bëj një bisedë të vërtetë me të, dhe shpresoj që 2015 të jetë një fillim i ri.”
Iggy tha se bashkëpunimi me Britney erdhi pasi dëgjoi një intervistë të këngëtares e cila shprehu një dëshirë të tillë. ‘Është një këngë argëtuese dhe mendoj se të gjithë do ta pëlqejnë kur ta dëgjojnë. Kemi rregjstruar gjëra të ndryshme, por dolëm në përfundimin se kjo është më e përshtatshmja.’ Përfundoi ajo.
Add new comment