Naked City

Iggy Azalea zbulon keqtrajtimet nga ish i dashuri

Postuar në 15 Dhjetor, 2014 10:37

Mund të jetë bërë e famshme dhe e pasur por Iggy Azalea vazhdon që të kete një problem madhor, dhe ai është ish partneri Williams. Këngëtarja e ka hedhur në gjyq muajin shtator pasi ai e kërcënoi se do t`i shkatërronte karrierën muzikore duke publikuar një video intime që ata kishin rregjistruar. Ndërsa tani zbulohen disa nga argumentet që Iggy ka shkruar në fletën e  padisë së saj , duke i kërkuar me shumë ngulm gjykatës të marr masa në mënyrë të menjëhershme.

 

Cyrus i jep shuplakën kritikëve: Mbeta shtatzënë dhe shkova në rehabilitim

Postuar në 15 Dhjetor, 2014 08:16

Thashethemeve për një shtatzëni, Miley Cyrus i është kundërpërgjigjur me ironi. Kjo lidhet me mungesën e saj në rrjetet sociale, e ndërsa këngëtarja nuk ka ndjenjur ne heshtje duke i dhënë një tjetër shuplakë të gjithë kritikëve.

Pas daljes së revistës Life & Style me këngëtaren 22-vjeçare në kopertinë dhe me titull “Terrori i Miley-t, shtatzënë dhe e detyruar në rehabilitim”, ajo ka vendosur të ironizojë.

Në një postim në profilin e saj në Instagram, Miley ka thene: "Këto tre ditë nuk kam qenë aktive në Instagram, mbeta shtatzënë dhe shkova në rehabilitim.

Justin Timberlake dhe Jay Z surprizojnë fansat

Postuar në 15 Dhjetor, 2014 08:15

Justin Timberlake dhe Jay Z kanë surprizuar fansat, teksa kanë performuar së bashku në një koncert. Timberlake ka realizuar koncertin e rradhës në New York me pjesëmarrjen e mijëra fansave.

Surpriza e mbrëmjes ka qenë një duet me Jay Z. Beyonce dhe Taylor Swift i kanë ndjekur të ulura në sallë, ndërsa ata kane krijuar një atmosferë të padiskutueshme.

Rita Ora këndoi në koncertin e Krishtlindjeve në Shtëpinë e Bardhë

Postuar në 15 Dhjetor, 2014 06:35

Këngëtarja Rita Ora ka marrë pjesë në koncertin e përvitshëm që organizohet nga Presidenti Obama në Shtëpinë e Bardhë, me rastin e Krishtlindjeve.
Në këtë koncert kanë qenë të pranishëm edhe këngëtarë dhe artistët me të njohur të Hollywoodit, përfshirë edhe miqtë e ngushtë të familjes Obama, Beyonce dhe Jay Z.

Rita është dukur elegante ndërkohë që ka pasur të veshur një fustan të zi.

Valeria Marini vjen në Tiranë

Postuar në 15 Dhjetor, 2014 06:22

Bukuroshja e ekranit italian Valeria Marini mbërrin sot në Tiranë.

Bukuroshja e ekranit italian Valeria Marini mbërrin në Tiranë, për të marrë pjesë në spektaklin e së hënës 15 dhjetor, të “Dancing With The Stars Albania” edicioni i pestë në Vizion+.
Valeria Marini, showgirl-i italian, ka konfirmuar pjesëmarrjen në shou-n e javës që vjen si e ftuar speciale. Artistja e famshme, përveç një surprize të bukur në performancë, do të gjykojë gjithashtu VIP-at e mbetur në konkurrim.

Jessica Alba vesh vajzat si vetja.

Postuar në 15 Dhjetor, 2014 06:02

Aktorja e Sin City Jessica Alba është parë bashkë me vajzat e saj duke kryer blerje në Los Angeles.

Aktorja bukuroshe ishte veshur shumë sportive, ndërkohë që tregohej një nënë shumë e kujdesshme për vajzat e saj.

Vajzat e saja ishin veshur elegante me fustanë, njësoj si e ëma.

Kompania pornografike ‘Vivid Entertainment’ ofron para për të blerë videon intime të Wiz Khalifës

Postuar në 15 Dhjetor, 2014 05:56

Carla Howe vajza e cila u bë e njohur pas realizimit të një video intime me Wiz Khalifën javën e kaluar, është shumë pranë nënshkrimit të një marrëveshje me kompaninë e videove pornografike ‘Vivid’. Ajo është gati për të shitur videon e realizuar me Wiz, ndërsa po pret dhe përgjigjen e rreperit, e cili deri më tani nuk ka pohuar diçka pozitive apo negative.

 

Prezantuesja hot që ka marrë zemrën e Bekim Balajt

Postuar në 15 Dhjetor, 2014 05:55

Futbollisti i kombëtares shqiptare, Bekim Balaj po jeton këta dy muaj një histori të nxehtë dashurie. Balaj është njohur dhe ka krijuar prej pak kohësh një lidhje me prezantuesen Einxhi Shkira. Bukuroshja është moderatore në kanalin e ri muzikor "MAD", mirëpo këto ditë ka munguar në punë. Ajo është nisur për pushime në Xhamajka bashkë me futbollistin biond. Burime pranë çiftit bëjnë me dije se ata tashmë janë zyrtarisht në një lidhje dhe kanë udhëtuar bashkë.

Konkursi për të zëvendësuar Babagjyshin në pension

Postuar në 15 Dhjetor, 2014 05:53

Me babagjyshat vendas që po dalin në pension, fshati bavarez Waging në Gjermani, mbajti audicionet për një ikonë të re pushimesh të fundvitit – një engjëll adoleshent për Krishtlindje. Organizuesit e eventit shpresojnë që praktika e re të tërheqë blerësit

Babagjyshi i hershëm i fshatit malor lajmëroi se ai do të dilte në pension këtë sezon pushimesh, komuniteti u detyrua të gjejë një ide të re për të shpëtuar Krishtlindjet.

Zgjidhja ishte sa e thjeshtë, aq edhe origjinale: krijimi i një ikone të re. Ata menduan për një engjëll adoleshente.

Nëna e Kim Kardashian në konkurencë të hapur me vajzën e saj

Postuar në 15 Dhjetor, 2014 05:45

Nëna e Kim Kardashian, Kris Jenner është 59-vjeç ju besohet kjo ?

Pages

Subscribe to RSS - Naked City