Naked City

Futbollisti i Partizanit: E vërteta e lidhjes me Marinën

Postuar në 13 Dhjetor, 2014 13:52

Reagon mbrojtësi i Partizanit pas lajmit se ai dhe prezantuesja e njohur janë bashkë.

Provokimi i radhës nga Beyonce

Postuar në 13 Dhjetor, 2014 13:50

 

Fitoi çmimin e tregtimit me aksionet e Microsoft-it dhe kompanive më të mëdhaja të tregut global financiar.

Në çdo dalje, Beyonce sigurohet që të jetë në qëndër të vëmëndjes dhe këtë herë ajo i’a ka arritur qëllimit. Një fustan i cili nxirrte në pah linjat e saj me një të çarë provokuese, detyroi paparacët që ta fotografonin në çdo çast.

 

Këngëtarja 33 vjeçare provokoi e veshur me një fustan me një të çarë që shkonte deri në pjesën e sipërme të këmbës, teksa u paraqit në Billboard Women In Music Luncheon në Cipriani Wall Street të New York City.

 

Angelina Jolie e zë lia e dhenve, anullon pjesëmarrjen në premierën e ‘Unbroken’

Postuar në 13 Dhjetor, 2014 11:34

Nuk është me grip, nuk ka thyer krahun apo këmbën…Angelina Jolie është me linë e dhenve dhe kjo është arsyeja e vërtetë përse ajo nuk do të marr pjesë në promovimin e filmit të ri ‘Unbroken’, ku këtë here ajo është ulur në karrigen e regjizores. Bashkëshortja e Brad Pitt ka publikuar një video duke I kërkuar ndjesë fansave të saj dhe duke I shpjeguar ç’po ndodh ekzaktësisht me të.

 

Shtrohet në spital Miley Cyrus, shikoni plagën e saj të tmerrshme

Postuar në 13 Dhjetor, 2014 11:18

Mbrëmjen e së premtes mësohet se Miley Cyrus është shtruar në një spital në Tarzana. Nuk janë mësuar hollësi të shumta, pasi gjendja shëndetësore e këngëtares është bëre e ditur  nëpërmjet fotove që ajo ka postuar në rrjetet sociale.

 

Ka qenë pikërisht kjo plagë që shfaqet në foto , arsyeja përse Miley Cyrus u drejtua menjëherë për të kërkuar ndihmën e bluzave të bardha. Megjithatë fansat e saj duhet të ndihen ‘me fat’ që idhulli i tyre gjithnjë i mban të informuar për gjithçka që ndodh në jetën e saj (pavarësisht dëshirës për t`i bërë publicitet vetes).

Miranda Kerr , në krahët e askujt… !!

Postuar në 13 Dhjetor, 2014 11:12

Që pas ndarjes së bujshme nga Orlando Bloom , Miranda Kerr është përfolur për lidhje të shumta që mendohet të ketë krijuar. Fillimisht me një miliarder australian , madje në listën e ‘partnerëve’ të supozuar ndodhej edhe Justin Bieber. Sidoqoftë supermodelja vazhdon që t`i qëndrojë asaj që ka thënë edhe më parë, në jetën e saj nuk është asnjë mashkull (sigurisht përveç të birit Flynn ).

 

Iggy Azalea i tregon fansave gishtin e mesit

Postuar në 13 Dhjetor, 2014 11:09

Krijuesja  e hitit ‘Fancy’ Iggy Azalea vazhdon që të kthehet në vëmendjen tonë për sjelljen problematike. Ajo është parë të hyjë në derën e një hoteli ku më pas do të merrte pjesë në një eveniment. Fillimisht Iggy i përshëndeti fansat dhe më pas diçka duhet ta ketë nervozuar. Iggy ngriti dorën e saj, për t`i treguar gishtin e mesit adhuruesve.

 

Tulisa zëvendëson Mel B në ‘X Factor’

Postuar në 13 Dhjetor, 2014 07:50

Mel B ish anëtarja e grupit ‘Spice Girls’ pak ditë më parë ka humbur ndjenjat si pasojë e lodhjes së tepërt. Ajo e ka të pamundur që të vazhdojë punën si pjesë e panelit të jurisë të ‘X Factor’ prandaj , ate do ta zëvendësojë Tulisa Contostavlos. Edhe  më parë 25-vjeçarja ka qenë pjesë e këtij konkursi talentesh dhe e ka përfunduar me sukses detyrën që ju caktua. Rezultate të tilla pritet që të ketë sërish .. !!

 

Përsa i përketë Mel B për momentin ajo po qëndron në shtëpi, ndërsa bashkëshorti Stefan Belafonte po i qëndron pranë në çdo rast nevoje.

Pamela Anderson 46-vjeçarja më seksi e momentit

Postuar në 13 Dhjetor, 2014 07:39

Këto janë fotot më të fundit të aktorës Pamela Anderson. Ylli i serialit ‘Beywatch’ mund të jetë 46-vjeç por vazhdon që të ruajë figurën e saj të shumëpërfolur. Këto janë disa nga momentet e para te Pamelës që publikohen pas një kohe shumë të gjatë.

 

Që kur është martuar muajin tetor të vitit 2013, Pamelën nuk e kemi parë që të realizojë punë të tilla. Kujtojmë se ajo është nëna e dy djemve nga martesa me Tommy Lee, Dylin dhe Brandon.

Edi Rama thotë "Rroftë Shqipëria" në Vjenë

Postuar në 13 Dhjetor, 2014 05:31

Kryeministri shqiptar, Edi Rama ka postuar në Facebook një video, ku është parë bashkë me sopranon Ermonela Jaho dhe tenorin Saimir Pirgu, pas një eventi në Vjenë.

Të dy artistët shfrytëzuan rastin për të u uruar gjithë shqiptarëve festat e fundvitit, Krishtlindjet dhe Vitin e Ri.

Kurse, në fund të videos Edi Rama thotë “Feeling Albanian, rroftë Shqipëria, rrofshin shqiptarët”.

Angeline Jolie, engjëll apo djall?

Postuar në 13 Dhjetor, 2014 05:29

Një dekadë më parë hodhi pas krahëve dy martesa të dështuara, problemet me lëndët narkotike dhe alkoolin dhe iu përkushtua lidhjes me Brad Pitt, i cili ishte ende i martuar me Jennifer Aniston.

Pitt i dha fund martesës së tij me Aniston dhe u hodh në krahët e Angeline Jolie. Të dy së bashku kanë 3 fëmijë të vetët dhe 3 të tjerë që i kanë adoptuar nga vend të ndryshme të botës.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City