Angelina Jolie e zë lia e dhenve, anullon pjesëmarrjen në premierën e ‘Unbroken’

Nuk është me grip, nuk ka thyer krahun apo këmbën…Angelina Jolie është me linë e dhenve dhe kjo është arsyeja e vërtetë përse ajo nuk do të marr pjesë në promovimin e filmit të ri ‘Unbroken’, ku këtë here ajo është ulur në karrigen e regjizores. Bashkëshortja e Brad Pitt ka publikuar një video duke I kërkuar ndjesë fansave të saj dhe duke I shpjeguar ç’po ndodh ekzaktësisht me të.
Angelina thotë në videon e saj :”Dëshiroja që të isha e qartë dhe e sinqertë me ju, përsa I përketë arsyjes së mospjesëmarrjes sime në premierën e Unbroken, për ditët në vazhdim. Mbrëmjen e kaluar mësova se jam me linë e dhenve. Më vjen keq që kjo ndodhi pikërisht tani dhe të gjithë do të më mungoni. Ky film do të thotë shumë për mua. Nuk më besohet….. por kjo është jeta”.Kujtojmë se lia e dhenve është shkaktare për aknet në trrup për disa ditë.
Add new comment