Miranda Kerr , në krahët e askujt… !!

Postuar në 13 Dhjetor, 2014 11:12

Që pas ndarjes së bujshme nga Orlando Bloom , Miranda Kerr është përfolur për lidhje të shumta që mendohet të ketë krijuar. Fillimisht me një miliarder australian , madje në listën e ‘partnerëve’ të supozuar ndodhej edhe Justin Bieber. Sidoqoftë supermodelja vazhdon që t`i qëndrojë asaj që ka thënë edhe më parë, në jetën e saj nuk është asnjë mashkull (sigurisht përveç të birit Flynn ).

 

Në një intervistë bukuroshja australiane , tregon dhe arsyjen e marrjes së këtij vendimi. ‘Jam beqare’  konfirmon Miranda Kerr  ‘tani është koha që të qëndroj pranë miqve të mi. Preferoj të shpenzoj momentet më të bukura me ata. Por kjo nuk do të thotë se një gjendje e tillë do të vazhdojë përgjithnjë.’ Ndërsa nuk mund të lëmë pa përmendur se edhe këtë vit njësoj si paraardhësit, Miranda do t`i kalojë Krishtlindjet pranë Orlando Bloom, familjes së saj dhe djalit Flynn.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.