Naked City

Princesha e Monakos sjell në jetë dy binjakë

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 12:47

Princesha e Monakos Charlene i ka uruar mirëseardhjen në jetë dy binjakëve , një djali dhe një vajze. Ajo është dërguar menjëherë në spitalin vendas gjatë mëngjesit të sotëm, ku solli në botë fëmijët e saj me anë të operacionit çesarian.

 

Këta janë fëmijet e parë të Princeshës 36-vjeçare e cila ka lindur në Afrikën e Jugut, ndërsa bashkëshorti i saj Princi Albert II , ka dhe dy fëmijë të tjerë nga lidhjet e mëparshme.

Jeff Daniels do të jetë protagonist në filmin biografik të Steve Jobs

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 11:24

Jeff Daniels bëhet aktori i fundit i cili përzgjidhet për të qenë pjesë e kastit në filmin e ri biografik të Steve Jobs. Duhet thenë se roli i Jeff Daniels është kryesor, ai do të luajë personazhin e John Sculley, drejtori ekzekutiv i kompanise ‘Apple’ që nga viti 1983 deri në 1993. Zyrtarisht 59-vjeçari është pjesë e projektit , madje ishte një ndër të preferuarit e regjizorit.

 

Në karrigen e drejtuesit të filmit do të ulet Danny Boyle,regjizori i cili numëron suksese të shumta në karrierë, ndërsa skenari është i Aaron Sorkin.

 

Ndahet nga e dashura djali i Michael Jackson, mendonte se ajo përfitonte nga ai

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 11:02

Djali më i madh i mbretit të ndjere të popit Michael Jackson, Prince është ndarë nga e dashura e tij prej 1 viti Nikita. Këtë e konfirmojnë miqtë e tij , duke dhënë disa hollësi të mëtejshme. Një burim thotë :”Prince dhe Nikita kanë patur zënka të shumta gjatë kohëve të fundit, dhe lidhja e tyre u konsumua.”  Megjithatë duhet të përmendim se ai ishte i marrosur pas Nikitës aq sa e kishte prezantuar me të gjithë familjen, dhe i kishte dhenë një unazë muajin tetor si shenjë e dashurisë që ndjente për të.

 

Publikohen për herë të parë fotot e Monica Belluccit në moshën 18-vjeçare

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 10:56

Janë publikuar disa nga fotot e Monica Bellucit, si asnjëherë më parë. Këtu ajo shfaqet në moshën 18 vjecare, dhe babai i Monicas ishte ai që i ka komentuar disa prej tyre, ndërsa shtoi edhe se në të kaluarën e bija ishte një fëmijë i shëmtuar.

Fillimisht ai është përpjekur që të mbrojë bukurinë e saj, duke hedhur poshtë fjalët se ka kryer operacion plastik në zonën e buzëve. Pasquale Belluci tha :”Shikoni buzët e saj. Të gjithë mendojnë se nuk janë natyrale. Që në një moshë të re , ajo ka patur buzë të mëdha.

 

Arrestohet me gjashtë muaj burg fansi i zjarrtë i Paul Walker

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 10:51

Është arrestuar një fans i aktorit të ndjerë Paul Walker i quajtur Anthony Janow. 26-vjeçari kishte vjedhur një pjesë të makinës Porche me të cilën Paul humbi dhe jetën. Më pas Anthony i cili gjatë atij momenti ishte i shoqëruar dhe nga një mik, e fotografoi dhe e postoi në rrjetet sociale. Tashmë atë e kanë arrestuar dhe mësohet se do të qëndrojë prapa hekurave për gjashtë muaj për krimin e tij.

Vjen sërish filmi vizatimor ‘Në kërkim të Nemos’, kthehet ‘Në kërkim të Dorit’

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 09:15

‘Në kërkim të Nemos’ është filmi i animuar i cili është publikuar vite më parë madje është shpallur fituesi i një çmimi Oscar. Pas një suksesi të padiskutueshëm, ai do të rikthehet , por aventura nuk do të jetë në kërkim të peshkut të vogël koral Nemo.

 

Të gjithë do vihen në kërkim të Dorit, peshkut blu që ndihmoi Marlin (babain e Nemos) në shpëtimin ndaj të birit. Ndërsa të gjithë adhuruesit e moderatores amerikane Ellen Degeneres , do të kenë një arsye më shumë për ta parë, zërin e Dorit do ta dublojë vetë Ellen. 

25-vjeçarja që nisi konsumin e letrës higjenike gjatë shtatëzanisë vazhdon ‘të ushqehet’ çdo ditë me të

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 05:28

Gjatë shtatëzanisë femrat rendin menjëherë drejt ushqimeve të ndryshme, megjithatë preferojnë njërin prej tyre më së shumti , dhe pergjatë 9 muajve e konsumojnë thujase çdo ditë. Por ky rast është me të vërtetë i çuditshëm. Po flasim për një 25-vjeçare e cila gjatë shtatëzanisë u fiksua pas letrës higjenike.

 

Dollari i ri, arritjet shkencore në vend të imazhit të presidentëve

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 05:13

Louisa Manning ‘hakmerret’ ndaj bashkëmoshatarit me këtë transformim

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 05:13

Kjo është historia e një vajze 22-vjeçare e cila është nxënëse në Oxford. Ajo quhet Louisa Manning , një femër simpatike e cila në adoleshencën e saj kishte probleme me mbipeshën. Siç ndodh thuajse gjithnjë në të tilla raste edhe Louisa ‘ra viktimë’ e ofendimeve të bashkëmoshatarëve, por njëri prej tyre i kishte mbetur gjatë në mendje.  Për shkak të gjerësisë së shpatullave të saj, ai e quante gjithnjë ‘Femër me shpatullat e një burri’.

 

Njihuni me 6 fobitë më të çuditshme në botë

Postuar në 10 Dhjetor, 2014 04:55

Mund t’ju duket e habitshme por në botë ekzistojnë njerëz që frikësohen edhe nga paratë, mbase shumë prej nesh janë ambicjoz dhe kërkojnë të përmirësojnë gjendjen e tyre ekonomike, disa persona specifikë, i tremben parave…

 

Vazhdoni të qeshni, sepse ndër të tjera ekziston dhe fobia ndaj vjehrrës. Këtu nuk bëhet fjalë për zënka të përditshme, apo mëri. Fobia ndaj vjehrres është ajo që e bën një femër apo mashkull të ndjejë panic ndaj pranisë së saj rrotull.

Për të tjerat mund të informoheni më gjerësisht , duke lexuar më poshtë :

 

Pages

Subscribe to RSS - Naked City