Naked City
Kafja me sheqer ndikon pozitivisht në aktivitetin e turit
Shkencëtarët spanjollë bëjnë të ditur se një kafe me sheqer është pija më e mirë në përgatitjen e trurit, për një ditë të zënë me punë.
“Daily Mail” bën të ditur se specialistë të Universitetit të Barcelonës në Spanjë, vërtetuan se marrja në të njëjtën kohë e kafeinës dhe sheqerit ndikon më shumë në performancën e trurit.
Shkencëtarët besojnë se kafeja dhe sheqeri rrisin ndikimin mbi funksione të trurit si kujtesa. Krahas kësaj ato analizuan skanimet e trurit të 40 pjesëmarrësve pasi kishin pirë ujë, kafe me sheqer dhe pa sheqer.
Moda sipas Kelly Osbourne , gjilpëra kapse në kokë
Kelly Osborune e bija e Ozzy dhe Sharon Osbourne njihet për dëshirën e saj për të provuar tendencat më ekstreme të modës, madje një pjesë të mire të tyre Kelly e ka krijuar vetë.
Sidoqoftë kjo është moda që po ndjek së fundmi Kelly Osbourne, asgjë më pak dhe asgjë më shumë se gjilpëra kapse në kokë. Po të mendojmë më gjerë janë më praktike se karficat që na mundojnë. Kelly mbase ka dhënë shembullin e duhur këtë herë
Fakte interesante rreth flokëve
Flokët janë shqetësimi kryesor jo vetëm i femrave por i njerzve në tërësi. Kërkojmë kudo këshilla në mënyrë që të rriten të shëndetshëm, apo të mos kemi probleme me rënien e tyre. Por sa prej nesh janë interesuar të hulumtojnë në internet, për të mësuar disa fakte rreth flokëve? Zbulojmë disa prej tyre.
1. Mesatarisht një njeri ka 100.000 deri 150.000 rrenje floku.
2. Minimalja e flokëve që mund të humbim në ditë eshte 80-100 qime flokesh ndërsa një fije floku jeton mesatarisht deri ne 6-vjet.
Justin Bieber bëhet bjond, kopjon Eminem ?
Bjond…. kështu është shfaqur në Kaliforni së fundmi Justin Bieber. Këngëtari i cili njihet për eksperimentet që preferon të bëjë me lukun e tij, këtë here duhet të themi se ka marr një vendim ekstrem. Madje në kontaktin e parë që mund të kemi me foton, gjëja që na shkon menjëherë në mendje është Eminem në vitin 2003, mos është bazuar Justin tek rreperi ?
Muhammad Ali pranë Snoop Dogg për të parë ndeshjen
Boksieri legjendar Muhammad Ali dhe Snoop Dogg janë ulur pranë njëri-tjetrit, tek e njëjta tribune për të ndjekur një kampionat të zhvilluar mes dy ekipeve të shkollave të mesme. Kjo ndeshje ndonëse në dukje të parë mund të tingëllojë e zakonshme , rëndësia e pranisë së tyre ishte e madhe.
Në këtë kampionat luante nipi i Muhammad Ali, Biaggio Walsh si dhe djali i krijuesit të hitit ‘Smoke Weed Everyday’ Snoop Dogg.
Shitet letra e Marylin Monroe 78 mije e 125 dollarë
Një letër e shkruar nga Joe DiMaggio drejtuar Marylin Monroe, pasi ajo kishte bërë publik lajmin e divorcit, është shitur në Beverly Hills, në një ankand për 78 mije e 125 dollarë. Hollywood Reporter, shpjegon dhe se të interesuarit ndaj kësaj letre ishin të shumtë.
Ndërsa kutjojmë se kjo letër ishte vetëm një nga 300 artikujt e arkivit të Marylin. Një letër e aktores dërguar bashkëshortit të fundit Arthur Miller është blerë për 43 mije e 750 dollarë.
Publikohen fotot nudo të Lorik Canës
Janë publikuar disa nga fotot ku Lorik Cana shfaqet i zhveshur, të prani të dy miqve të tjerë. Sic mund të vihet re, ai është në një moshë relativisht më të vogel.
Komentet janë të tepërta , fotot flasin vetë !!!
Ndahet nga jeta këngëtari italian Guiseppe Mango
Këngëtari italian Giuseppe (Pino) Mango, është ndarë nga jeta si pasojë e një infarkti, në përfundim të një koncerti që ai po mbante në Policoro, në provincën e Matera. Artisti i cili festoi 60-vjetorin datën gjashtë të muajit nëntor, është dërguar në spital, ku ka gjetur vdekjen në mënyrë të menjëhershme.
Giuseppe Mango i cili ka lindur më 6 nëntor të vitit 1954 ,është një muzikant dhe tekstshkruajtës. Ai është rritur duke degjuar muzikën hard-rock, ndërsa te preferuarit e tij janë Led Zeppelin, Deep Purple, dhe Peter Gabriel.
Nina Agdal e mbuluar me perla për një set provokues
Nina Agdal është bërë pjesë e një seti fotografik për revistën French Photo të premten. Modelja 22-vjeçare po qëndron në Hotelin National së bashku me skuadrën Markus dhe Koala. Nina ka veshur një palë bikini të veçanta të cilat mbulohen tërësisht me perla në ngjyrë floriri. Modelja daneze shihet në mes të një pishine, ndërsa për flokët ka zgjedhur një stil eksperimental. Eksperienca e saj e modelingut ka kaluar nëpër agjencitë më të suksesshme si Sports Illustrated Swimsuit, Elite Model Management, etj.
Oprah Winfrey i ngelen 2 muaj jetë
Udhëheqëses së talk show ditor, Oprah i është dhënë goditje jetës së saj, kur në një kontrolle rutinë ka marrë lajmin se ka për të jetuar më pak se dy muaj, pasi që është diagnostikuar me fazën e katërt të kancerit.
“Kam bërë më shumë para se sa mund të shpenzoj në jetën time, por jam duke shikuar se si mund t’i alokoj për tre muaj 2 miliardë dollar” thotë Oprah duke proklamuar se do t’i shpenzojë gjysmën e pasurisë së saj për fansat “Ëndrrat vijnë vërtetë”, dhe pjesën tjetër do të lë për qenin e saj dhe Steadman.