Naked City
Një fëmijë 6 kilogram ka lindur në Kolorado, duke i çuditur të gjithë.
Një nënë shtatzënë e cila mendoi se ishte në pritje të një fëmijë të vogël, ka lindur një vajzë që peshonte plot 6.3 kilogram.
Alisha Hernandez nga Alamosa në Kolordon jugore lindi të hënën vajzën e saj Mia Yasmin Garcia, me prerje cezariane në Spitalin e Luginës San Luis.
Por zonja Hernandez dhe mamitë që e ndihmuan të lindë, u çuditën kur panë vajzën e shëndoshë që peshonte shumë më shumë se sa pritej.
Miley Cyrus e marrosur pas Patrick Schwarzenegger
Këngëtarja Miley Cyrus duket se është dashuruar me djalin e aktorit legjendar Arnold Schwarzenegger, Patrick. Pasi kanë festuar gjatë mbrëmjes,ku krijuesja e hitit ‘Adore’ mbante veshur një bluzë me gjethe mariuane, ata janë fotografuar në ambjente publike duke shëtitur.
Demi Lovato : “I dashuri më shpëtoi nga qendra e rehabilitimit”
Në intervistën e radhës që ka dhënë aktorja Demi Lovato sic ndodh rëndom tashmë është përqëndruar tek problemet e saj me format trupore. Por këtë here duhet të pranojmë se Demi ka bërë një rrëfim interesant. Krijuesja e hitit ‘Give your heart a break’ shpjegon se i dashuri i saj prej vitesh Willmer Valderrama, ka qenë ai që bëri të mundur stabilizimin e gjendjes së saj, duke parandaluar qendrën e rehabilitimit , edhe përse për Demin kjo nuk do të ishte hera e parë.
Kim & Kanye, martesa në krizë?
Kim Kardashian është jashtëzakonisht e mërzitur pasi bashkëshorti i saj në vend që ta shoqëroje atë në Art Basel VIP, një drekë me VIP-a, ka preferuar ta kalojë kohën së bashku me mikun e tij Chris Rock ne New York. Por kjo nuk është vetëm një prej indiceve që kanë shtyrë mediat të supozojnë një ndarje në horizont për çiftin që prej kohesh tërheq jo pak vëmendje.
Një Kim Kardashian rumune.
Punonte si trajnere dhe autore e disa shkrimeve sit ë kesh sukses në dashuri e biznes. Por ajo që vuri re Alexandra Harra, 27 vjeçarja rumune, ishte se ajo nuk tërhiqte vëmendjen për punën e saj por për të pasmet. të cilat i kalojnë dhe Kim Kardashian. Fundshpina e Kim Kardashian është 101, ndërsa e saj është 109.
Afërdita Dreshaj mori Porsche, por i dha të dashurit vetëm një këmishë?
Këngëtarja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, duket se është mjaft koprace, pavarësisht se ka të ardhura të mira.
Afërdita e cila ka dhënë një intervistë për Prive, besohet sipas burimeve të Telegrafit të ketë deklaruar se ajo është kokë e këmbë e dashuruar në hokeistin çek, Jakub Kindl.
Afërdita, ndryshe po qëndron në trojet shqiptare për angazhimet tjera.
Po ashtu besohet se ajo ka marrë për dhuratë nga i dashuri së fundmi një Porsche Cayenne në vlerë prej 100 mijë eurosh, teksa i ka dhuruar të dashurit të saj vetëm një këmishë.
Chris Brown konfirmon ndarjen nga e dashura duke e ofenduar publikisht
Këngëtari Chris Brown ka konfirmuar sërish ndarjen nga e dashura Karrueche Train. Në rrjetin social twitter , Chris shkroi :”Edhe unë jam Single , e përdalë.” Kjo ka ardhur vetëm pak ditë pasi modelja bukuroshe shkroi se ishte ‘Single’, por më pas sqaroi se këtu nuk bëhej fjalë për statusin e saj. Karrueche siguronte se ajo ishte bërë sërish pjesë e show-t ‘Single Lady’ dhe që nga ai moment nuk është shfaqur në publik me Chris.
Ndërsa Chris publikoi dhe një foto me dy anëtaret e reality show-t ‘Keeping Up With Kardashians ’ Kendall dhe Kylie Jenner.
Rita Ora shkëlqen në ‘Jingle Bell’
Këngëtarja shqipëtare Rita Ora, e cila po triunfon jo vetëm më Amerikë, ka befasuar të gjithë adhuruesit dhe të pranishmit gjatë evenimentit ‘Jingle Bell’. Megjithatë mania e saj për të ndëruar disa veshje në ditë, nuk është dicka e re për ne. Prandaj krijuesja e hitit ‘Love And War’ pozuar në tapetin e kuq me një veshje ndryshe nga ajo me të cilën performoi më pas në skenë.
Selena Gomez takon idhullin e saj
Është një ndër figurat më të njohura të botës, por kur bëhet fjalë për aktoret e famshme Hollywoodiane, Selena Gomez pa hezituar tregon vlerësimin që ka ndaj tyre. Në këtë rast po flasim për 45-vjecaren Jennifer Aniston. Në një festë të organizuar në nder të filmit të saj të ri ‘Cake’ krijuesja e hitit ‘Heart Want’s What it Want’ ka shkrepur disa foto duke përqafuar të fejuarën e Justin Theroux.
Nicki Minaj poston selfie provokuese përpara performancës
Të shtunën në mbremje Nicki Minaj do të performojë në skenën e ‘Night Live’ , por më parë ajo është kujdesur që të provokojë adhuruesit e saj, mbase edhe për t`i nxitur të jenë të pranishëm. Këngëtarja e rrymës muzikore hip-hop ka postuar dy foto selfie ku tregon gjoksin.
Nicki Minaj është një këngëtare e cila krahas talentit në muzikë, shquhet edhe për format perfekte trupore. Ndonëse për këto të fundit ajo përflitet shpesh, në intervistat e dhëna krijuesja e hitit ‘Anaconda’ siguron se kjo nuk përbën aspak problem për të.