Naked City

Vdes saksofonisti i grupit Rolling Stones.

Postuar në 03 Dhjetor, 2014 03:00

Saksofonisti amerikan i grupit Rolling Stones, Bobby Keys, ka vdekur të martën në shtëpinë e tij në Franklin të Tennessee.

Keys ka ndërruar jetë në moshën 70 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

“Rolling Stones janë shkatërruar nga vdekja e mikut shumë të dashur dhe saksofonistit legjendar Booby Keys”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga grupi.

Keys gjatë karrierës së tij ka realizuar edhe incizime me këngëtarë të tjerë të shquar duke përfshirë John Lennon dhe Eric Clapton.

Ai është i njohur për kontributin e tij në hitin “Brown Sugar”.

Coco Chanel ishte spiune e nazistëve.

Postuar në 03 Dhjetor, 2014 02:58

Mademoiselle Coco Chanel ishte spiune e nazistëve gjatë luftës së dytë botërore. Është ky zbulimi i një dokumentari francez, sipas të cilit stilistja ka qenë pjesë e Abwehr, shërbimi sekret i Adolf Hitler.

Sipas dokumenteve të publikuara, emri i koduar i stilistes së famshme ishte "Westminster", një referim për lidhjen e saj me Dukën e Westminster.

Përfshirja e Chanel me nazistët thuhet se ka nisur në momentin e rënies së ushtrisë franceze në vitin 1940. E kthyer në Paris, stilistja u transferua në Ritz Hotel, në atë kohë zonë e aviacionit militar gjerman.

Christian Bale: Gruaja ime më tmerron.

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 18:08

Për bashkëshorten e Christian Bale, Sibi Blazic, nuk dihet shumë. Edhe pse është një nga aktorët më popullorë në botë, Bale ka arritur të mbajë martesën dhe familjen larg kamerave.

Megjithatë, në një intervistë për “Wall Street Journal”, ai zbulon një sekret që pak kush do ta kishte menduar: gruaja ime ishte një dubluese në “The Dark Knight Rises’.

“Bashkëshortja ime ishte një shofere. Ajo po më ndiqte mua nëpër qytet me një makinë policie. Nëse është në timon, ajo mund të bëjë gjithçka. Ajo më tmerron. Gruaja ime më tmerron”, ka thënë aktori britanik.

Reese Witherspoon ka frikë nga skenat e seksit.

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 12:05

Filmi i fundit ku ka interpretuar e ka parë aktoren Reese Witherspoon të përfshirë në disa skena seksi që e kanë frikësuar shumë atë.

Duke folur me ‘Harper’s Bazaar’ për filmin ‘Wild’, 38-vjeçarja tha: “Skenat e seksit ishin shumë pak, por isha e tmerruar. Ishin të frikshme për mua.”

‘Wild’ tregon historinë e vërtetë të Cheryl Strayed, e cila në vitin 1994 vendosi të ecte më shumë se 1600 kilometra për të marrë veten nga divorci, vdekja e nënës së saj dhe varësia ndaj drogave.

Femrat VIP dhe sekretet për të qenë gjithmonë të bukura.

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 12:04

Si ja dalin femrat VIP te jene gjithmonë te bukura dhe ne forme? Edhe ato kane sekretet e tyre te veçante e shpesh te çuditshme.
Zbuloni disa gjeste te çuditshme te femrave VIP për te qene te parresitueshme.

Sekreti i Blake Lively-se për flokë te mahnitshëm

Sot ajo përdor produktet e L’Oreal Paris duke qene se është edhe imazh për këtë marke, por kur ka qene e vogël tregon se e ëma e mësoi te aplikonte majonezë tek majat e flokëve para se t’i lante me shampo. Ne këtë mënyrë ajo i mbronte ata nga agresionet e jashtme te shkaktuara nga uji apo sapuni.

Sekretet e një dimri të lumtur.

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 12:02

Si të krijoni një gjendje të mirë shpirtërore në dimër?

1. Përqafoni stinën

Temperatura nën zero? Qiell gri? Humor jo i mirë? Jashtë mund të jetë një kohë e zymtë, por brenda jush s’ka pse të jetë e tillë. Ka shumë gjëra të thjeshta që mund të bëni për të qenë pozitiv. Është shumë e rëndësishme të mbani humorin tuaj lart sepse ju mban larg marrjes së kileve të tepërta për shkak të gjendjes letargjike.

2. “Dimëroni” stërvitjen tuaj

Sekreti i fshatit me meshkujt më të fuqishëm në botë.

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 07:04

Asola-Fatehpur Beri, në një shpat të New Delhit, konsiderohet si fshati ku jetojnë njerëzit më të fuqishëm në Indi, por edhe në botë.
Të gjithë meshkujt në këtë fshat dy herë në ditë, nga dy orë në mëngjes dhe në mbrëmje, bëjnë ushtrime.

Ushtrimet përfshijnë mundjen tradicionale nëpër baltë, peshëngritje, ‘pompa’ dhe ngjitje në litar. Gjithashtu, bartjen e njëri- tjetrit mbi supe, ndërsa disa prej tyre mund të ngrisin edhe motor prej 400 kilogramësh.

Madonna me poza seksi edhe në pleqëri.

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 07:02

Madonna ka treguar gjoksin e saj derisa ka marrë disa poza seksi gjatë një serie të re të fotografive.
Mbretëresha e muzikës pop ka pozuar për fotografët e famshëm Mert Alas dhe Marcus Piggott në një set të ri për revistën Interview.

Ajo shfaqet provokuese në fotografitë artistike të cilat e tregojnë atë në prapavijë të veshur me të brendshme seksi dhe poza epshndjellëse.

Madje në njërën nga fotografitë, Madona shfaqet krejtësisht topless, duke shfaqur pastër dhe pa mbuluar thimthat e gjinjve të saj.

Beckham, femra “Posh” e tapetit të kuq.

Postuar në 02 Dhjetor, 2014 02:56

Victoria Beckham është konsideruar si vajza “Posh”, “e shtresës së lartë” të tapetit të kuq. Ajo mbahet mend për elegancën e saj që kur ishte pjesë e grupit muzikor “Spice Girls”. Ndër vite Victoria ka preferuar thuajse gjithmonë ngjyrën e zezë dhe markën LBD të cilën e ka veshur edhe gjatë festës së angazhimit me David Beckham në vitin 1998. Ndërsa të tjerët mendonin se Victoria vishej me Gucci, sekreti i saj ishte marka LBD (Little Black Dress). Egoja e Victorias për të qenë “Posh” u finalizua me hapjen e markës dhe dyqanit të saj Dover Street.

Fotot e aksidentit rrugor të David Beckham.

Postuar në 01 Dhjetor, 2014 13:45

David Beckham u përfshi në një aksident të frikshëm rrugor në fundjavë teksa po kthehej për në shtëpi së bashku me djalin e tij, Brooklyn.

Ish-kapiteni i Anglisë u përplas me automjetin e tij tip Audi RS6 me një tjetër makinë kur po kthehej për në banesë nga kampi stërvitor i të rinjëve të Arsenalit, ku stërvitet djali i tij i madh, Brooklyn.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City