Naked City
Lily Aldridge është një super ëngjëll!
është një nga ëngjëjt e Victori’sa Secret dhe nënë e një fëmije.
Por Lili Aldridge mbetet një nga modelet më seksi dhe në formë për tu patur zili.
28 vjeçarja ka pozuar në prag të festave të fundvititi ku dukej absolutisht marramendëse.
Vet Aldridge tha se nga gjithë koleksioni që ka pozuar, i preferuari i saj ishte fustani në ngjyrë argjendi.
Edhe Elhaida Dani në koncertin e Jessie J.
Këngëtarja britanike Jessie J., pritet të këndojë në datën 29 nëntor në Tiranë, gjatë festimit të 102-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
Ndërsa përveç Alban Skenderajt, i cili ditë më parë bëri të ditur se do të performoj në këtë koncert, mësohet se do të jetë edhe këngëtarja Elhaida Dani.
Vetë Dani është shprehur më entuziaste se kurrë që do të ndajë skenën me këngëtaren me famë botërore.
“Jessie J në Tiranë ... Jam kaq e emocionuar të jem mbështetëse e këtij koncerti! Do jap më të mirën time”, ka shkruar këngëtarja në Instagram.
Njihuni me Mia Grey-n, roli i parë i Rita Orës.
Është zbuluar familja adoptuese e Christian Grey në filmin ‘Fifty Shades of Grey’.
Në disa foto të reja të publikuara të mërkurën janë prezantuar aktorët që do të interpretojnë përkrah protagonistëve kryesorë Jamie Dornan dhe Dakota Johnson.
Në njërën nga pamjet shihet Rita Ora, e cila interpreton motrën e Christian. Edhe pse do të ketë një rol shumë të vogël në film, ky interpretim do të shënojë hapin e parë në karrierën kinematografike të këngëtares shqiptare me origjinë nga Kosova.
Kjo është dashuria: Janë martuar para 89 vitesh!
Karam dhe Kartari Chand kanë së bashku 211 vjet, ndërsa plotë 89 vjet janë të kurorëzuar, e cila i bën ndoshta çiftin më të vjetër në botë.
Ata u martuan në dhjetor të vitit 1925 në Indi, kur ishin mjaft të ri, pothuajse fëmijë.
Çifti Chand, të cilët tani jetojnë në Bradford, Anglinë veriore, ka tetë fëmijë, 27 nipër e mbesa dhe shumë stërnipër, transmeton Telegrafi.
Të shtunën e kaluar festuan ditëlindjet e tyre – Kartari 109, ndërsa Karami 102, të rrethuar nga të afërmit, shumë prej të cilëve kishin ardhur nga India.
Eva Mendes: “Jam shumë e lodhur”
Eva Mendes ka zbuluar jetën e saj të re si nënë pasi gjashtë javë më parë lindi një vajzë me aktorin Ryan Gosling.
40-vjeçarja tha për ‘Violet Grey’ se është shumë e lodhur nga netët e gjata pa gjumë. Aktorja hollivudiane, ndryshe nga koleget e saj, nuk ka punësuar një dado dhe po merret vetë me vogëlushen Esmeralda Amada.
“Jam shumë e lodhur. Për momentin nuk kam punësuar dado, por jam e hapur për një mundësi të tillë në të ardhmen”, deklaroi partnerja e Ryan Gosling.
8-muajshe shtatzënë, stërvitet duke ngritur 100 kg
Katja Harjanne është një grua britanike 8 muajshe shtatzënë, por kjo gjë nuk e pengon aspak për t’u stërvitur me pesha të rënda. 39-vjeçarja vazhdon të ngrejë 100 kg në sesionet e saj stërvitore pasi mendon se kjo gjë e ndihmon atë të qëndrojë e shëndetshme gjatë kohës që pret lindjen e fëmijës së saj.
Elena Sanchez, ndër modelet më të kërkuara
Macri Elena Velez Sanchez mund të jetë një emër i gjatë, por kujt i intereson kjo gje, pasi modelja kolumbiane është vërtet një bukuroshe superseksi. E preferuar për koleksionet e veshjeve intime, ajo vazhdon të jetë ndër modelet më të kërkuara.
Bleona: Shqiptarët s’kanë turp, asnjë s’më mbështeti!
Këngëtarja shqiptare Bleona Qerreti duket se këtë herë e ka mërzitur fakti që bashkëkombasit e saj nuk e mbështetën performancën e saj në ndarjen e çmimeve AMA.
Është ndër femrat më natyrale të Hollivudit
Ajo është ndër femrat më të mbrojturat e më të natyrshme në Hollivud dhe këtë na e dëshmon Jessica Alba në fushatën e saj të re.
Aktorja 33 vjecare ësahtë imazh i Braun Face Christmas, një depitalor si furcë për spastrim të thellë që rezulton me një lëkurë me ngjyra të ndezura.
Ajo është paraqitur me një fustan të kuq, ku tregon edhe flokët e saj me shkëlqim.
Gëzuar Ditëlindjen Rita!
E lindur më 26 nëntor 1990 në Prishtinë, Rita Ora u largua nga Kosova kur ishte vetëm 1 vjeç për të vazhduar jetën në Britaninë e Madhe. Ajo filloi këndimin në moshë shumë të re dhe vazhdimisht performonte në kafeterinë e babait të saj në Londrën perëndimore.
Këngëtarja 24-vjeçare u bë e njohur ndërkombëtarisht me këngën “Hot right now”, një singel që e radhiti këngëtaren në top-listën britanike e më pas edhe botërore.