Naked City
Vret tre fëmijët dhe më pas veten, në trupat e tyre shkruhej “I love you”
Një nënë nuk i braktis kurrë fëmijët e saj”. Kështu ishte shkruar në letrën e lamtumirës që Fiona Anderson, 23 vjeç kishte lënë pasi vrau një një të tre fëmijët e saj. I vogli Kyden ishte vetëm 11 muajsh, Addy ishte 2 vjeç dhe Levina ishte 3 vjeç.
Një histori tronditëse që vjen nga Lowestoft, në jugperëndim të Anglisë e ndodhur në muajin qershor është së fundmi nga policia, ku Fiona e cila ishte shtatzënë me një tjetër fëmijë, i mbyti fëmijët e saj nderkohe qe po i lante si çdo mbrëmje. Asnjë debat dhe asnjë shqetësim, 23 vjeçarja i vrau me gjakftohtësi, njëri pas tjetrit.
Divorci 100 milion dollarësh për Richard Gere
Divorci i aktorit Richard Gere nga ish-gruaja e tij Carey Lowell, mund t’i kushtojë shumë shtrenjtë aktorit të famshëm. Kjo pasi Carey do një copë të madhe nga “torta” e pasurisë së Gere, ose më saktë, 100 milionë dollarë.
“Nuk po bien dakord por paratë do vendosin për divorcin.
Ajo ankohet se ka hequr dorë nga karriera si modele për të dhe për të rritur djalin e tyre Homer 14 vjeç”, shprehet një burim për Page Six të New York Post.
Kjo është ana provokuese e Miley Cyrus
Miley Cyrus ka realizuar një set fotografik për kompaninë italiane të getave “Golden Lady”. Këngëtarja ka veshur geta të ngjyrave të ndryshme dhe ka pozuar bashkë me një arush duke e mbajtur në krahë. Këngëtarja ka treguar në këtë set që përveçse është femër me natyrë të “çmendur”, di edhe të provokojë. Ajo ka punuar për setin fotografik me fotografin Terry Richardson.
Njihuni me pasardhësen e Heidi Klum-it
Hana Nitsche është njëra nga modelet më të kërkuara gjermane dhe duke parë format e saj të jashtëzakonshme të trupit dhe një pamje përrallore, menjëherë e kemi të qartë se pse është e tillë. Hana me sukses e ka zëvendësuar supermodelen e famshme gjermane Heidi Klum në botën e modelimit në Gjermani.
Angelina Jolie mes dy zjarresh
Drejtimi i një filmi është njëra ndër sfidat më të mëdha për çdo yll të Hollivudit, madje edhe vetë pjesëmarrja në të, thuajse e bën të pamundur.
Për këtë vetëm pyeteni Angelina Jolien, e cila sinqerisht e ka pranuar se është duke luftuar me një jetë shumë të ngarkuar me dy pozicionet në filmin e saj të fundit "Bye The Sea", e cila po ashtu po e ndihmon në drejtim bashkëshortin Brad Pitt.
Aktorja 39 vjeqare dhe tani edhe realizatore filmash tha se gjendet në situatë të vështirë dhe të ashpër.
Mrekulli në Kinë, foshnja i mbijeton abortit
Një foshnje në Kinë ka arritur të mbijetojë pas një aborti në javën e 23 të shtatzënisë. Ngjarja ka ndodhur në jugperënim të vendit, në komunën Chongqing dhe tashmë konsiderohet një mrekulli e natyrës.
Vetëm 660 gram dhe më pak se 30 centimetra e gjatë, vajza është quajtur bebja e brishtë.
Drejtori i pediatrisë së spitalit ku lindi vajza, Nanhai, tha se aborti ishte spontan dhe mbijetesa e fëmijëve në raste të tilla është thuajse e pamundur, duke pasur parasysh të gjitha rrethanat.
Gjithsesi, ai thotë që për ta mbajtur në jetë, ajo ka nevojë ende për kujdes intensive.
Jennifer Lopez tregon bukurinë për “Endless”
Jennifer Lopez ka treguar që dëshiron të jetë gjithmonë e angazhuar. Ajo shijoi së fundmi suksesin e klipit “Booty” dhe promovimin e librit të ri “True Love”. Këngëtarja ka lançuar edhe setin fotografik për fushatën e bizhuterive “Endless”. Jennifer ka veshur një fustan në ngjyrë të bardhë mëndafshi dhe këpuce të Christian Louboutin. Këngëtarja ka 3 vite bashkëpunim me këtë fushatë dhe ka dizenjuar disa rrathë byzylykë për koleksionin e ri të fushatës. Gjatë fundjavës JLo do të performojë në American Music Awards.
Kreu 114 krime, pendohet kriminelja më seksi në botë
Kebek, Kanada - Një studente e Infermierisë, e njohur si “kriminelja më seksi në botë” ka kërkuar falje për krimet, pasi është shpallur fajtore për një sërë veprash penale, të cilat mund ta lënë në burg për shumë vite.
21-vjeçarja Stephanie Beaudoin nga Victoriaville e Kebekut të Kanadasë, është përballur me akuzat për 114 krime, ku përfshihen vjedhja dhe posedimi ilegal i 9 armëve.
Chris Hemsworth, mashkulli më seksi i vitit
Çmimi “Sexiest Man Alive” është çmim që jepet çdo vit nga revista prestigjioze “People” dhe që ka për qëllim që të zgjedhë mashkullin më joshës të vitit.
Ylli i “Thor”, Chris Hemsworth, është shpallur fitues nga Jimmy Kimmel në emisionin e tij të drejtpërdrejtë të martën, ku edhe Chris u intervistua me Skype pas njoftimit.
“Faleminderit, jam i lumtur sidomos për pjesën “i gjallë”. Pjesa “joshës” është një bonus”, ishin fjalët e tij të para pasi pranoi çmimin.
Sfida e italianit: 48 orë të gjejë gjilpërën në kashtë!
Të kërkosh gjilpërën në kashtë! Një fjalë e urtë kjo që simbolizon diçka tejet të vështirë për t’u arritur.
Por për një artist italian, përpjekja për t’iu përgjigjur pyetjes nëse kjo mund të bëhet vërtet, e ka shtyrë ta provojë.
Sven Saksalber ka ngritur kështu një mullar të lartë me kashtë, brenda Galerisë “Palais de Tokyo” në Paris dhe do të përpiqet të gjejë brenda 48 orëve gjilpërën e fshehur aty brenda nga Drejtori i galerisë, Zhan de Loisi.