Naked City

“Zgjidh mes jetës dhe organit gjenital”

Postuar në 14 Nëntor, 2014 02:48

SHBA - Një nënë preu organin gjenital të dashurit të vajzës së saj, pasi ky i fundit i kishte keqtrajtuar djalin e vogël.
Bonita Vela sulmoi 18-vjeçarin me një biçak, pasi ajo bashkë me dy persona të tjerë e mbajtën të lënduarin për tre orë mbyllur në shtëpi më 28 dhjetor të 2013-ës.

36-vjeçarja kishte dëshmuar në gjykatë se adoleshenti sulmoi djalin e saj 2-vjeçar, ngjarje për të cilën Vela kërcënoi 18-vjeçarin se duhet të zgjidhte mes jetës dhe organit gjenital.

Plotëson dëshirën e fundit: Babai i sëmurë për vdekje çon vajzën e tij pesëvjeçare drejt altarit

Postuar në 14 Nëntor, 2014 02:36

Plotëson dëshirën e fundit: Babai i sëmurë për vdekje çon vajzën e tij pesëvjeçare drejt altarit
Tom Attwater shumë shpejt pritet të vdes: Ai vuan nga një tumor agresiv në tru. Gjithashtu edhe vajza e tij ka një kancer. Para vdekjes së tij, ai i shkruan një letër të hapur asaj. Dhe ai përmbushi dëshirën e tij të fundit: E çon vajzën e tij pesë vjeçare në altar.

Shkëputet dera e avionit, shpëton mrekullisht ylli i rrokut, Bono

Postuar në 14 Nëntor, 2014 02:30

Avioni privat me të cilin lideri i grupit U2, Bono, po udhëtonte për në Berlin, i shpëtoi të mërkurën, një aksidenti që mund të kishte qenë tragjik.

Avionit iu shkëput dera e pasme teksa ishte ende në fluturim, por piloti arriti ta ulte pa probleme, ndërsa autoritetet thanë se ylli irlandez i rrokut nuk ishte në rrezik.

Dera, e përmasave 80 me 100 centimetra, u shkëput nga avioni teksa ishte ende në fluturim pranë aeroportit Shënefeld, në juglindje në kryeqytetit gjerman.

Calvin Harris: Ndarja me Rita Orën një gjë shumë e bukur, të largon stresin

Postuar në 13 Nëntor, 2014 11:39

“Nuk e kam parë që nga marsi. Është një gjë e mahnitshme, e mrekullueshme”. Kështu ka thënë DJ me famë botërore, Calvin Harris, kur është pyetur për ndarjen me Rita Orën.
“E kam thënë edhe më herët, ndarja thjesht të largon stresin. Është gjë shumë e bukur”.
Pasi u ndanë, skocezi e ndaloi Ritën që të performojë “I will never let you down”, këngë e shkruar nga ai, për të cilën ka deklaruar me anë të një postimi në Twitter se “ka një arsye shumë të fortë”.

Cara Delevingne, ndër modelet më të paguara

Postuar në 13 Nëntor, 2014 11:32

Ajo aktualisht është fytyra e Tom Ford, Burberry, Topshop, Mulberry dhe Chanel, por duket se gjithë këto marka të mëdha nuk janë të mjaftueshme për Cara Delevingne.

Supermodelja, aktorja dhe këngëtarja, e cila fitoj 2.4 milionë paundë apo rreth 6.500 paundë në ditë gjatë vitit të kaluar, ajo është edhe imazh i kampanjës YSL's Christmas.

22 vjeçarja e njohur për vetullat e saja dalluese ka mbuluar edhe një reklamë tjetër bukurie.

Kim publikon foto të reja nudo

Postuar në 13 Nëntor, 2014 08:30

Kim ka vazhduar të publikoj foto të tjera nudo nga revista Paper. Derisa dy fotografi të saj bën bujë dhe bllokuan faqet e internetit, ajo duket se nuk shqetësohet fare për të dhe vazhdon publikimin e fotove të reja.

Ne webfaqen e serialit televiziv “keepin Up With The Kardashians”, janë publikuar foto të tjera të Kim-it.

Si tallet interneti me Kimin.

Postuar në 12 Nëntor, 2014 15:23

Kim Kardashian vendosi të pasmet e famshme të saj në kopertinën e një reviste dhe mori pikërisht atë që donte: mijëra reagime nga përdoruesit e internetit.

Vetëm disa orë pas publikimit të fotos së saj nudo, njerëzit me aftësi në Photoshop nisën të krijonin secili versionin e tyre tallës të kësaj fotoje.

Julianne Hough, tregon super muskujt e saj.

Postuar në 12 Nëntor, 2014 13:29

26 vjeçarja Julianne Hough ka ekspozuar trupin e saj sportiv në revistën “Shape”.

Hough ka pohuar se ka punuar shumë për të mbajtur këto linja.

Për pesë sezone biondia seksi ka mahnitur me fizikun e saj në spektaklin Dancing with the Stars.

Doni të bëheni më inteligjentë? Shkoni në palestër!

Postuar në 12 Nëntor, 2014 10:03

Vajtja në palestër është me siguri një nga aktivitetet më të mira për të mbajtur në formë dhe për të përmirësuar fizikun tuaj. Janë të shumtë ata njerëz që pas një dite të gjatë në punë, preferojnë që të kalojnë ndonjë orë në palestër për t’u çliruar pak nga stresi i jetës së përditshme dhe për të bërë pak lëvizje.

Si të kuptoni nëse partneri ju tradhton.

Postuar në 12 Nëntor, 2014 09:39

Zbulimi i një tradhtie të mundshme nga ana e partnerit është e dhimbshme, dhe shpesh kërkon një intuitë dhe përqëndrim të madh. Gjëja e parë që duhet të bëni është të pyesni veten nëse vërtetë doni ta dëgjoni këtë të vërtetë. E para gjë që bie në sy në rast të një tradhtie, është ndryshimi i papritur i sjelljes së partnerit. Duhet mbajtur parasysh fakti dhe mënyra se si partenri mund të acarohet ndaj disa pyetjeve tuaja. Në vendin e parë të sinjaleve të tradhëtisë janë sms-të, telefonatat gjithë dashuri dhe aktiviteti intensiv në Facebook.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City