Plotëson dëshirën e fundit: Babai i sëmurë për vdekje çon vajzën e tij pesëvjeçare drejt altarit

Postuar në 14 Nëntor, 2014 02:36

Plotëson dëshirën e fundit: Babai i sëmurë për vdekje çon vajzën e tij pesëvjeçare drejt altarit
Tom Attwater shumë shpejt pritet të vdes: Ai vuan nga një tumor agresiv në tru. Gjithashtu edhe vajza e tij ka një kancer. Para vdekjes së tij, ai i shkruan një letër të hapur asaj. Dhe ai përmbushi dëshirën e tij të fundit: E çon vajzën e tij pesë vjeçare në altar.
“E dashura Kelli”, kështu fillon Tom Attwater letrën për vajzën e tij, “më vjen shumë keq, që nuk mund të të shoh duke u rritur”. Dhe vazhdon “unë dua që fjalët e mia të të ndihmojnë të ndihesh mirë. Do të doja të mos kisha kancer. Do të doja të ishte krejt ndryshe”. Tridhjetëvjeçari është i sëmurë për vdekje, transmeton Telegrafi.

Përderisa shumë shpejt ai do të ndahet nga Kelli dhe nuk mund ta këshilloj më, ai i ka dhënë disa këshilla publike: "Shkolla është e rëndësishme - por mos harro ta jetosh jetën tënde", këshillon ai vajzën e tij.

“Nëse do ta zgjedhësh një djalë, kujdesu që ai të jetë një djalë fisnik, me sjellje të mira dhe i respektuar”.
Të lutem përdori shpesh fjalët “Ju lutem” dhe “Faleminderit”.

Fati i keq gjithashtu e ka përcjellë edhe Kellin

Kelli është pesë vjeçare. Vetëm kur ishte tre vjeç, ishte diagnostikuar me kancer. Deri më sot, ajo nuk është shëruar plotësisht dhe rreziku i rikthimit është shumë i lartë. Dhe për këtë arsye, ka shumë të ngjarë që Kellit do t’i duhet përsëritur një terapi shumë të shtrenjtë. Dhe për këtë, Tom dhe nëna e Kellit, Joely kishin bërë thirrje për ndihmë, nga e cila thirrje ishin mbledhur rreth 500 mijë euro.

Dëshira e fundit

Tridhjetëvjeçari nuk ka kërkuar asgjë më shumë se për të udhëhequr vajzën e tij një ditë në altar. Por: "Unë e di se unë nuk do të jem aty kur ajo është e martuar".

Kjo ishte edhe arsyeja se pse ai zgjodhi bijën e tij si një nuse të nderit në martesë me nënën e Kellit. "Me të nga ana ime në altar, ishte një moment shumë i veçantë për mua. Por edhe për Kellin ajo ishte një ditë e rëndësishme. Ajo ishte aq e kënaqur që ishte nusja e nderit - ishte një ditë e madhe për të", kujton Joely.

Comments

Submitted by vk (not verified) on

<p>dhimbje....</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.