Naked City

Fjalitë që mund të ndryshojë jetën tuaj.

Postuar në 05 Nëntor, 2014 16:14

Këto janë disa fjali të mençura me fuçinë për të ndryshuar jetën tuaj :

 

Asnjëherë mos krahasoni dobësitë tuaja me forcën e të tjerëve

Zotëroni jetën tuaj, ose dikush do të zotërojë atë për ju

Nëse ju pranoni kufizimet tuaja, ju mund të kaloni ato

Rahatia është armiku i arritjeve.

Nëse ju nuk rrezikoni asgjë, ju rrezikoni gjithçka.

Mos i jepni të tjerëve fuqinë për të kontrolluar emocionet tuaja. Ato janë vetëm tuajat.

Fitorja e njofton botën me ju, por humba ja u njofton juve botën.

"Forbes": Putin, njeriu më i pushtetshëm i botës.

Postuar në 05 Nëntor, 2014 15:25

Revista "Forbes" ka zgjedhur si njeriun më të pushtetshëm të botës Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin.

“Pas një viti, kur Presidenti Putin aneksoi Krimenë, inskenoi pothuajse një luftë në Ukrainë dhe nënshkroi një marrëveshje me vlerë më shumë se 70 miliardë dollarë për ndërtimin e një gazsjellësi me Kinën, projekti më i madh në botë i një natyre të tillë, zgjedhja jonë duket profetike”, shkruan ”Forbes”.

Putin mban vendin e parë në listën e 72 personave më të pushtetshëm në botë duke mënjanuar Obamën, i cili, vitin e kaluar ishte i pari.

Një tjetër kriminel seksi!

Postuar në 05 Nëntor, 2014 15:24

A e mbani mend të burgosurin Jeremy Meeks, që u cilësua si krimineli më seksi në botë!! Ndoshta do t’iu duket e çuditshme kur të mësoni se një tjetër i burgosur, ka një ngjashmëri të paparë me të parin dhe është cilësuar po aq i bukur.

Sean Kory ka rrica, sytë i ka të gjelbër dhe u arrestua natën e Halloween-it për sulm ndaj një djali, i cili ishte maskuar si një reporter për “Fox News”.

Fotografia e tij ka bërë xhiron e botës, për vetë bukurinë që ka, por edhe për krahasimin që atij i bëjnë me kriminelin Meeks, i cili ka marrë oferta të shumta për t’u bërë model.

E fton për t’a njohur me prindërit, ai e vret ne sy të tyre.

Postuar në 05 Nëntor, 2014 15:22

Kelly Turner, stjuardesë e Southwest Airlines, është vrarë nga i dashuri i saj në sy të prindërve.
Prej pak kohësh ajo ishte njohur me Joseph Frederick Karr, 53 vjeç dhe çifti duket se po kalonte moment të mira, aq sa kishin planifikuar një fundjavë me familjen e Turner.

Pas një darke të kaluar me familjen dhe miqtë e saj, Kelly nisi një diskutim me të dashurin e saj i cili pasoi me sharje.

Familjarët që ishin në dhomën tjetër u ngritën për të parë çfarë ndodhte por ishte tepër vonë.

Ushqen fëmijën me gji gjatë diplomimit.

Postuar në 05 Nëntor, 2014 08:43

Një gjest natyral, më natyrali në botë kur je nënë: ti japësh gji fëmijës tënd. Por ta bësh këtë me togën e diplomimit veshur është një tjetër histori. Kështu Jacci Sharkey, 24 vjeçe, e sapodiplomuar, është bërë shembulli i shumë grave të reja, pasi fotoja e saj ka bërë xhiron në web.

Leite Kaka ndahet nga bashkëshortja.

Postuar në 05 Nëntor, 2014 08:41

Merr fund martesa mes futbollistit te famshëm brazilian, Ricardo Leite Kaka, dhe bashkëshortes së tij, Carolina Celico, me të cilën ishte kurorëzuar në vitin 2005.
Lajmi është dhënë nga zëdhënës i futbollistit dhe ka bërë xhiron e botës.

Zërat për ndarjen e tyre qarkullonin në Brazil që nga qershori i vitit të kaluar, kur lojtari kaloi pushimet pa bashkëshorten në ishullin e Fernando de Noronha të Brazilit.

Rihanna, e nxehtë si kurrë më parë.

Postuar në 05 Nëntor, 2014 02:02

Rihanna ka vendosur të rikthehet në kopertinat e revistave më seksi se kurrë, pas një periudhe të shkurtër “pushimi”.
Këngëtarja do t’ju lërë me gishta në gojë me trupin e saj, pasi është shfaqur shumë seksi në fotot e reja për revistën Esquire.

Bukuroshja 26-vjeçare mbulon gjoksin pjesërisht me duar, derisa shfaqet e zhveshur topless dhe e lyer në trup me shkëlqyes.

Madje në njërën prej fotografive, ajo buzëqesh derisa lëshon dushin në zonën e saj më intime.

Fotografitë do të publikohen në edicionin e muajit nëntor të revistës në fjalë.

Historia e gruas që dashurohet me dhuruesin “anomin” të spermës.

Postuar në 05 Nëntor, 2014 01:58

Kjo është historia e Aminah Hart, një 42 vjeçare e cila para disa vitesh lindi një vajzë me farëzim artificial dhe pasi e takoi dhuruesin e spermës, ra në dashuri me të.
Duke kaluar dhimbjen e dy djemve të vdekur me dy ish partnerë, ajo ka vendosur të bëjë një shtatzani me farëzim me një spermë të një mashkulli dhurues.
Ajo pas disa kohësh ka lindur vajzën Leila, një vajzë që nuk i ngjante aspak nënës së saj gjysëm indiane.
Të nxitur nga kurioziteti ajo ka kërkuar për dhuruesin e spermës dhe është njohur me Scott.

Lisa Kudrow dëshiron rikthimin e serialit "Friends"

Postuar në 05 Nëntor, 2014 01:53

Aktorja Lisa Kudrow ka pranuar se do të dëshironte të luante edhe një sezon në serialin e famshëm “Friends”.
Që nga përfundimi i tij në vitin 2004, ka pasur shumë spekulime se mund të ketë bashkim të aktorëve për një episod ose një film, megjithatë deri tani asgjë e tillë nuk ka ndodhur.

Teksa promovoi serinë televizive “The Comeback”, aktorja ju përgjigj një fansi që e pyeti se a do dëshironte një rikthim të “Friends” dhe në çfarë formati do të pranonte të luajë ajo.

Beyonce konfirmon albumin e ri, ja detajet.

Postuar në 04 Nëntor, 2014 14:32

Këngëtarja e njohur amerikane, Beyonce, ka bërë të ditur se do të lansojë albumin e ri, i cili u mendua një herë të jetë befasi dhe të mbahej sekret.
Beyonce e cila ka kohë që po punon në një album të ri, “Beyonce (volume 2)”, ka dashur që sërish t'i befasojë fansat, ashtu sikurse vitin e kaluar.

Por, tani ka rrjedhur informacioni dhe ekipi i Beyonces ka konfirmuar risitë për albumin e ri. Pos që do të ketë listën e titujve të këngëve të njëjtë me albumin e lansuar vitin e kaluar, tani Beyonce të gijtha këto i sjellë në remikse, dhe po ashtu edhe gjashtë këngë ekstra.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City