Naked City

Të plakesh është bukur!

Postuar në 04 Nëntor, 2014 14:28

Sa njerëz kanë frikë nga pleqëria? Sa mendojnë se rinia është e vetmja fazë e ekzistencës që ia vlen të jetosh? Pjesa më e madhe e jona është absolutisht e bindur se rinia është mbretëresha e jetës dhe për këtë arsye “bombardohemi” nga reklamat, këshillat, statistikat, zbulimet dhe strategjitë për të mbetur të rinj sa më gjatë!

Deshi të shikonte ndeshje të meshkujve (volejbolli), “shpërblehet” me një vit në burg!

Postuar në 04 Nëntor, 2014 08:15

Iraniania, Ghoncheh Ghavami (25), e cila u diplomua në Universitetin e Drejtësisë në Britani, u dënua me një vit burg, pasi u përpjek që të shikojë një ndeshje volejbolli në Teheran.

Rasti u përshkrua nga Amnesty International si i "tmerrshëm". Në shenjë proteste, Ghavami, ka hyrë në grevë urie, pasi padia ndaj saj është konfirmuar si "përhapje e propagandës anti-regjim", një formulim i përgjithshëm, i cili shpesh përdoret nga gjyqësori iranian.

Receta e një ati për djalin e duhur për vajzën e tij.

Postuar në 04 Nëntor, 2014 07:48

Kjo është një këshillë e mirë nga një babai për vajzën e tij për ta ndihmuar në gjetjen e djalit të duhur. Kjo është e lezetshme dhe prekëse në të njëjtën kohë.

Ji me një djalë i cili të bën të lumtur, por martohu me të vetëm nëse ai të bën të qeshësh derisa të lëndosh brinjët.

Sigurohu që ai ka plagë në anën e pasme të duarve të tij, kjo është një shenjë e mirë që tregon se ai ka përvojë luftimi, ose krijon gjëra.

Para se të thuash po, bëje atë të zemërohet. Shih atë të frikësuar, të sëmurë, të inatosur, stresi ndryshon njerëzit.

Angelina Jolie thotë se është e gatshme të hyjë në politikë.

Postuar në 04 Nëntor, 2014 07:45

Ajo ka gjetur një qëllim të ri përmes punës së saj humanitare.

Dhe tani Angelina Jolie ka zbuluar se është e hapur për të bërë karrierë edhe në politikë.

Angelina Jolie në kopertinën për muajin dhjetor të Vanity Fair ka thënë se ajo beson se karriera e saj në Hollywood mund të pengoj mundësinë e kërkimit për një post të zgjedhur ose të emëruar.

Anxhela Martini seksi në kopertinën e revistës zviceriane.

Postuar në 04 Nëntor, 2014 02:52

Modelja e njohur Anxhela Martini është bërë pjesë e revistës Sette, e cila është tashmë edhe fytyra më e re e kopertinës së kësaj reviste prestigjoze zviceriane.

Bukuroshja e lumtur dhe e nderuar për këtë fakt ka publikuar disa foto në Instagram ku shfaqet shumë seksi dhe me një look joshës.

“Sette Magazine Cover #Switzerland photo by@artankorenica hair & make up by @liliismaili styling@ardiasllani love you guys @isparstar”-ka shkruar ajo në foto.

Rrëfehet Lady Gaga: Vuaj nga një sëmundje mendore.

Postuar në 04 Nëntor, 2014 02:49

Këngëtarja Lady Gaga kthehet sërish në qendrën e vëmendjes mediatike. Këtë herë, gjatë një koncerti në Londër ajo “hapi zemrën” me “mostrat” e saj të vegjël, duke iu treguar diçka që askush më parë nuk e dinte.

Këngëtarja nisi rrëfimin pasi lexoi një letër të një fansi, i cili thoshte se falë muzikës së saj arriti të marrë veten, të ecë përpara në jetë dhe të shmangte një vetëvrasje të mundshme.

Lady Gaga çudit publikun austriak, performon toples.

Postuar në 03 Nëntor, 2014 17:41

Lady Gaga këtë herë nuk është lodhur lodhur shumë për risi në kostumografi mbi skenë, pasi ka performuar tërësisht toples. Këngëtarja po zhvillon turneun e saj ARTpop në Vienë të Austrisë dhe ditën e djeshme ajo është shfaqur vetëm me të mbathura dhe geta rrjetë ku ka treguar edhe trupin me tatuazhe. Së fundmi, Gaga ka realizuar një set fotografik me kolegun e saj Tony Bennett për fushatën e veshjeve H&M.

Rinia e përjetshme e Miss Universit të vitit 1965.

Postuar në 03 Nëntor, 2014 17:38

Rinia e përjetshme duket se ekziston vërtet, të paktën për Apsara Hongsakula. Tajlandezja e cila ka fituar Miss Universin në vitin 1965 tashmë është 67 vjeç, por duket si të ishte 35. Pamja e saj e jashtme ka tërhequr vëmendjen pasi është e njëjtë me atë të 50 viteve më parë.

Fama e Apsarës zgjati vetëm një vit pasi u shpall femra më e bukur e botës dhe emri i saj u harrua, por bukuria e saj e përjetshme i riktheu interesin mediatik.

Kate Moss pozon si Brigitte Bardot.

Postuar në 03 Nëntor, 2014 12:24

Supermodelja britanike Kate Moss, ka realizuar një set fotografik si Brigitte Bardot. E kuruar deri në detaj, fotot e dy personazheve shfaqnin një ngjashmëri të madhe.

Kate Moss ka pozuar si ikona e kinematografisë franceze Brigitte Bardot. Ajo është fotografuar nga Mario Testino për revistën ‘Vogue’, në kopertinën e së cilës 40-vjeçarja është shfaqur plot 36 herë.

Festivali i Radio Televizionit Shqiptar, Konçita e ftuar nderi?

Postuar në 03 Nëntor, 2014 10:51

"Gazeta Shqiptare" shkruan sot se me rastin e Festivalit të Radiotelevizionit e ftuar e nderit e natës finale do të jetë edhe Konçita Urst.

“Organizatorët e festivalit kanë menduar që sivjet të këndojë në skenën shqiptare, fituesja e Festivalit Europian 2014, Konçita Urst. Transgjinori që përfaqësonte Austrinë, arriti të triumfonte në ‘Eurosong’, megjithëse mjekra e saj ngjalli debate në të gjithë botën. Po aq shumë debate pritet të ngjallë edhe në Shqipëri vizita e këngëtares me mjekër, që dikur ishte djalë” shkruan “Gazeta Shqiptare”.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City