Naked City

Kim po kalon një periudhë të vështirë.

Postuar në 03 Nëntor, 2014 10:35

Kim Kardashian duket se po kalon nëpër një periudhë të rëndë të jetës së saj. Kështu zbulon një burim i afërt me yllin televiziv.
“Kim është nën stres aq të madh, sa kanë filluar t’i bien edhe flokët. Përveç psikikisht, ajo edhe emocionalisht është plotësisht jostabile”, ka deklaruar ky burim për mediat amerikane. Thuhet se për këtë fajtor është bashkëshorti i saj, reperi Kanye West, me të cilin tashmë disa muaj është në martesë dhe i cili po mundohet të mbajë çdo gjë nën kontroll.

Martesa: Dhjetë arsye përse shkenca këshillon martesën.

Postuar në 03 Nëntor, 2014 10:30

Nëse dashuria nuk ju duket arsyeja më e mirë për t’u lidhur në martesë, shkencëtarët kanë gjetur arsyetime të tjera që mund t’ju bindin. Që nga shëndeti, te financat dhe realizimi shpirtëror, zbuloni përse duhet të mbështesni idenë e martesës

Të jesh i martuar në këto kohë konsiderohet si praktikë e dalë mode. Të rinjtë e shohin martesën si konservative dhe preferojnë të qëndrojnë zyrtarisht të palidhur me dikë tjetër. Shtetet me pikëpamje tradicionale besojnë se familja është thelbësore për jetën e dikujt.

A është Miranda Kerr në lidhje dashurie me Tom Cruise?

Postuar në 03 Nëntor, 2014 07:15

Që kur është bërë e ditur se Miranda Kerr është ndarë nga bashkëshorti i saj Orlando Bloom rreth një vit më parë, thashethemet kanë qenë të përhapura se ajo është në një lidhje dashurie me James Packer.

Por tani vjen një nformacion i ri nga mediat britaneze ku pretendon se modelja australiane tani është në një lidhje dashurie me Tom Cruise. Sipas këtyre informacioneve ata deri më tani kanë shkëmbyer disa thirrje telefonike dhe janë takuar në fshehtësi disa herë kur ajo ka udhëtuar drejtë Londrës.

Parukierja nxjerr në shesh tradhëtitë e Ashton Kutcher

Postuar në 03 Nëntor, 2014 03:13

Ende nuk e dimë sesi ka reaguar Mila Kunis për tradhëtinë e bashkëshortit, por një femër është futur në mes të çiftit. Aktori Ashton Kutcher ka tradhëtuar gruan e tij kur ishin në fillimet e lidhjes dhe shkak është bërë një 23 vjeçare.

Një parukiere me origjinë suedeze me emrin Linn Massinger, 23 vjeç, në një intervistë për “The Sun”, ka treguar se ka shkuar në shtrat me aktorin gjatë kohës që ky i fundit ka qenë i lidhur me Kunis. Ata janë takuar në Writer’s Room në Los Angeles në qershor të vitit 2012, pak ditë para se Ashton të bënte publike lidhjen e tij me Kunis.

I jep fund jetës para se ta mposhte kanceri

Postuar në 03 Nëntor, 2014 03:12

“Kush ka të drejtë të vendosë se meritoj të vuaj kaq shumë për javë apo për muaj?”. Kjo ishte deklarata e një 29-vjeçare e cila ishte diagnostikuar me tumor në tru dhe vendosi t’i japë fund jetës, nëpërmjet një vetëvrasjeje të asistuar.

Britani Mejnardi nga Kalifornia, gruaja e cila ishte bërë e njohur në medie për vendimin për t’i dhënë fund jetës, vdiq më 1 nëntor.

Në nekrologjinë e postuar në website-n e saj, shkryhet se Brittany “ e lë këtë botë pa asnjë pendim për kohën e kaluar, vendet ku ka qenë dhe njerëzit që ka dashur në 29 vjet”.

Rihanna ka dy fjalë për Chris Brown!

Postuar në 02 Nëntor, 2014 11:50

Ylli amerikan, Rihanna, thotë se ajo gjithmonë do të jetë mirënjohëse ndaj Chris Brown, për faktin që i ka mësuar të jetë më modeste.

25 vjeçarja ishte rrahur nga ish i dashuri i saj vite më parë, kurse tani thotë se ai rast e ka mësuar shumë.

“Chris Brown ia ka thyer zemrën. E ka bërë të garojë me një tjetër lavire. Ajo është Rihanna, ajo mund të ketë secilin mashkull”.

“Karrueche e shkatërroi gjithçka. Chris e nënvlerësoi Rihannan, por kjo e bëri atë person më të mirë”, ka thënë një mik i afërt i Rihannas.

Justin Timberlake do bëhet baba

Postuar në 02 Nëntor, 2014 11:48

Justin Timberlake së shpejti do të bëhet baba, ndërsa bashkëshortja Jessica Biel është 3-muajshe shtatzënë. Ende asnjë konfirmim nuk ka pasur nga vetë çifti në lidhje me këtë lajm. Ndërkaq, një koment i drejtorit të revistës “InStyle”, Ariel Foxman në Instagram konfirmon zërat se Jessica tashmë është shtatzënë dhe së paku 3 muajshe.

“Urime Jessica për pritjen tënde të ëmbël, mezi pres të shikoj transformimin tënd”. Ky ka qënë komenti i Foxman tek një foto e Jessicas. Kujtojmë këtu se Justin Timberlake dhe Jessica Biel kurorëzuan lidhjen në martesë në vitin 2012.

Çfarë lidhje ka Blero me Kallashin?!

Postuar në 02 Nëntor, 2014 08:28

Kërcimtarja Donjeta Kasumi, nuk ka rrëmbyer vetëm zemrat e fansave. Kohëve të fundit edhe yjet e estradës janë përafruar me Kallashin. Njëri prej tyre është edhe Blero. Në një foto që e ka postuar në profilin e saj Kallashi, ajo dhe Blero shihen shumë të afërt.

Pajisja që lejon komunikimin qen-njeri

Postuar në 02 Nëntor, 2014 04:00

Kërkuesit shkencorë të Universitetit Shtetëror të Karolinës së Veriut (SHBA) kanë prodhuar një aparaturë që do të lejojë komunikimin mes njerëzve dhe qenve.

Për momentin bëhet fjalë vetëm për një prototip që me kalimin e kohës do të përmirësohet dhe zhvillohet më tej.

Kjo aparaturë do të përdoret sidomos për të stërvitur qentë që përdoren për operacionet e shpëtimit të personave.

“Kemi ideuar një platformë komunikimi mes njerëzve dhe qenve që i hap rrugën mënyrave të reja të përkthimit”, ka zbuluar doktori David Roberts.

Miley Cyrus "kapet mat" duke dalë nga nga shtëpia e djalit të Arnold Schwarzenegger

Postuar në 02 Nëntor, 2014 03:53

Thuhet që janë takuar për herë të parë në vitin 2011.
Nga kjo duket se Miley Cyrus dhe Patrick Schwarzenegger – të cilët janë të dy 21 vjeçë – janë duke vazhduar romancën e tyre përsëri tre vjet më vonë.
Të premten, ylli i muzikës pop dhe modeli, – i biri i Maria Shriver dhe aktorit Arnold Schwarzenegger, – u panë duke lënë apartamentin e Patrick, në Los Anxhelos, pasi kaluan disa orë së bashku në banesën e tij.
Miley ka lënë suitën me një buzëqeshje në fytyrën e saj, ndërsa Patrick ka vijuar pas saj duke pirë një shishe me ujë.

Pages

Subscribe to RSS - Naked City