Naked City
Vëllai “shet” motrën e tij në eBay që t’i gjejë burrin ideal
Pa fat në dashuri Sammy Maalen është vënë në eBay për tu “shitur”, në mënyrë që të gjejë një të dashur.
Sammy 27 vjeçe e cila ka disa kohë pa të dashur, është “shitur” nga vëllai i saj Kyle, i vendosur që ti gjejë asaj burrin ideal.
Ajo është tashmë është marketuar në internet me shkrimin “Takohuni me motrën time 27 vjeçe, me një çmim startues 50 paund”.
Vëllai i Sammy ka shkruar edhe karakteristikat e saj në pritje për të gjetur burrin e saj ideal.
Shefi ekzekutiv i Apple pranon se është gay
Shefi ekzekutiv i kompanisë Apple ka thënë se është krenar që është homoseksual.
Tim Cook ka pranuar orientimin e tij seksual një një ese për revistën Bloomberg Businessweek.
Cook ka thënë se të qenët homoseksual e ka bërë atë të kuptojë më mirë se çfarë do të thotë të jesh pakicë.
Cook, 53 vjeç, ka marrë kryesimin e gjigantit amerikan të teknologjisë në vitin 2011, pas vdekjes së Steve Jobsit.
Ai ka thënë se kurrë nuk e ka mohuar orientimin e tij seksual, por asnjëherë më parë nuk e ka pranuar publikisht.
Kallashi u drejtohet fansave “Çfarë ka Jennifer Lopez më shumë se unë?
Ajo është bërë e njohur për performancat e saj të nxehta që poston në rrjetet sociale dhe për faktin se shquhet si një ndër kërcimtaret e natës më të paguara në Kosovë.
Sensacioni i momentit Kallashi, e cila ka pushtuar rrjetet sociale me fotot e saj të nxehta ka treguar se nuk di vetëm të tregojë trupin bombastik. Ajo ka bërë një status në Facebook-un e saj teksa ka shkruar:
Babai i papunë “shet” veten në “Facebook”
Të jesh një baba papunë, është pak e vështirë.
Prej kohësh atij i duhet të kujdeset për familjen. Ai nuk arrin të gjejë punë, ndaj ka menduar një zgjidhje në rrjetin social “Facebook”.
Ju do të thoni, çfarë zgjidhje? Të “shesë” veten. Igor Bellezza Fontana është një italian i cili prej tre vitesh është I papunë dhe që e ka nxjerrë veten “në shitje” në rrjetin social. Më parë Igor punonte si kasap. Ai u detyrua ta mbyllte dyqanin e tij, për shkak të krizës dhe që nga ai moment nuk ka arritur të gjejë punë.
Emili i thotë PO seksit të rastit
Emili Ratajkowski ka deklaruar se për momentin nuk është e interesuar për lidhje afatgjata, por vetëm për aventura të shkurtra.
Të martën, modelja 23-vjeçare postoi një foto me bikini në Twitter, vetëm disa javë pasi foli për jetën e saj seksuale në revistën ‘Cosmopolitan’.
Emili deklaroi: “Ndihem me fat që mund të vesh çfarë të dua dhe të fle me kë të dua. Nëse dua të bëj seks rastësor, e bëj pa problem.”
Modelja ka nisur kohët e fundit edhe karrierën e saj kinematografike duke interpretuar në filmin ‘Gone Girl’, aty ku ka puthur aktorin e famshëm Ben Affleck.
Rita Ora seksi në kopertinën e “Cosmopolitan”
Këngëtarja me origjinë kosovare Rita Ora është shfaqur më seksi se kurrë në kopertinën e këtij muaji të revistës “Cosmopolitan”. Ajo ka postuar foto nga ky set fotografik duke u shprehur e lumtur për këtë kopertinë.
Karlie Kloss tregon linjat elastike për koleksionin e “Nike”
Karlie Kloss është engjëlli i Victoria Secret’s dhe tashmë është zgjedhur imazhi i fushatës së veshjeve sportive Nike. Nike ka bashkëpunuar për koleksionin e ri me dizenjuesin Pedro Leurenço. 22-vjeçarja ka treguar linjat e saj elastike në këtë koleksion sportiv.
Bota do të arrijë t’i ketë 11 miliardë banorë?
Në artikullin e botuar në revistën Science, demografët nga disa universitete dhe anëtarët e Këshillit të OKB-së për popullsinë, kanë ardhur në përfundim se në vend të balancimit të popullsisë së përgjithshme në botë, në gjysmën e dytë të shekullit të 21-të, siç e kanë paraparë në OKB për më pak se 10 vjet, popullsia e botës do të vazhdojë të rritet edhe pas viti 2100 (mund të lexoni në revistën National Geographic, “Population Seven Billion” in National Geographic) .Madje për herë të parë, duke përdorur metoda të reja statistikore ("probabilistic"), revista Science, paraqet disa vlerësime t
Ja përse ngjyra e zezë nuk perëndon kurrë.
Stilistet ndryshojnë, tendencat shkojnë e vijnë, por nëse ka diçka qe çdo femër preferon është black dress. Gjate ditës ashtu dhe ne mbrëmje, për ne palestër ashtu dhe ne një party, e zeza është ngjyra tipike e cila i përshtatet çdo femre dhe te cilat e mbajnë me xhelozi ne gardërobë sepse herët a vone do ti duhet.
Rita Ora “pushton” Moskën.
Në fundjavë ishte së bashku me Jim Carrey-n në Saturday Night Live, ndërsa të hënën Rita Ora udhëtoi drejt Rusisë për një koncert në Moskë.
Edhe pse temperaturat atje janë ulur ndjeshëm, këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova nuk e kishte problem të shfaqej në skenë me këmbë të zbuluara.
Pasi dhuroi një performancë të “nxehtë” për fansat rusë, Rita tërhoqi vëmendjen edhe në rrugën e kthimit për në hotel, ku u fotografua me një kapele ushtarake sovjetike dhe një peliçe të madhe.