Rita Ora “pushton” Moskën.
Në fundjavë ishte së bashku me Jim Carrey-n në Saturday Night Live, ndërsa të hënën Rita Ora udhëtoi drejt Rusisë për një koncert në Moskë.
Edhe pse temperaturat atje janë ulur ndjeshëm, këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova nuk e kishte problem të shfaqej në skenë me këmbë të zbuluara.
Pasi dhuroi një performancë të “nxehtë” për fansat rusë, Rita tërhoqi vëmendjen edhe në rrugën e kthimit për në hotel, ku u fotografua me një kapele ushtarake sovjetike dhe një peliçe të madhe.
Add new comment