Emili i thotë PO seksit të rastit
Emili Ratajkowski ka deklaruar se për momentin nuk është e interesuar për lidhje afatgjata, por vetëm për aventura të shkurtra.
Të martën, modelja 23-vjeçare postoi një foto me bikini në Twitter, vetëm disa javë pasi foli për jetën e saj seksuale në revistën ‘Cosmopolitan’.
Emili deklaroi: “Ndihem me fat që mund të vesh çfarë të dua dhe të fle me kë të dua. Nëse dua të bëj seks rastësor, e bëj pa problem.”
Modelja ka nisur kohët e fundit edhe karrierën e saj kinematografike duke interpretuar në filmin ‘Gone Girl’, aty ku ka puthur aktorin e famshëm Ben Affleck.
“Jam rritur duke e parë nëpër filma dhe vjen një ditë që luaj përkrah tij dhe e puth. Ishte një eksperiencë surreale”, tha Ratajkowski.
Add new comment