Naked City
Jessie J do vijë në Tiranë.
Tirana do ta festojë ditën e pavarësisë ndryshe këtë vit, me një koncert të Jessie J! Këngëtarja britanike e famshme do të vizitojë Tiranën në datën 29 nëntor, për të mbajtur koncertin e saj të parë në Shqipëri.
Ishte pikërisht këngëtarja ajo që e bëri të ditur diçka të tillë nëpërmjet profilit të saj zyrtar në Facebook. Ajo ka bërë një postim, sipas të cilit do vijë në Tiranë për ditën e pavarësisë për të performuar në një koncert special, për të cilin nuk do të paguhet, pasi do jetë falas.
Jessica Alba dhe thjeshtësia e saj.
Si një aktore me stil e Hollivudit, Jessica Alba ka dhënë shumë për tendencat e reja të modës për të pushtuar botën.
Dhe të enjten bukuroshja zeshkane e ekranit është parë në rrugët e Los Angelos me një veshje të thjeshtë sic di të paraqitet shpeshherë.
Ajo kishte veshur një këmishë sportive mbi një bluzë të zezë dhe pantollona ngjitur për trupi.
“Luanesha”, me shënime të detajuara për 140 dashnorë.
Gruaja 53 vjeçare pretendon se ka fjetur me 140 meshkuj dhe se ka mbajtur shënime për të gjitha “të arriturat” e tyre.
Sandy Nardo u ka dhënë nota partnerëve të saj seksualë, për “gjendjen emocionale, seks apo puthje, dukje, aftësi pagese dhe kohëzgjatje”.
Ajo kishte filluar të mbajë shënime në moshën 19 vjeçare, kur ishte në lidhje me një muzikant italian, derisa po shëtiste botën si valltare.
Ebola terrorizon turistët nudistë në ishujt Canari.
Frika ndaj Ebolas ka terrorizuar turistët nudistë në ishujt Canari, pasi një varkë me emigrantë nga Afrika Perëndimore zbriti në birgjet e këtij plazhi.
Turistët nudistë, të cilët ndodheshin me pushime i kapi paniku pasi u raportua se emigrantët mund të kishin simptomat e virusit Ebola.
19 emigrantët kryesisht ishin nga Guinea dhe Sierra Leone, dy prej vende me numrin më të lartë të të infektuarëve me virusin vdekjeprurës.
Ballisti i dronit shijon famën, shoqëri vetëm me femra.
Ballist Morina, djaloshi që lëshoi mbi Beograd fluturaken e famshme është duke e shijuar famën e tij.
Ismail Morina i njohur si Ballisti, po e shijon famën pas lëshimit të fluturakes me flamurin e Shqipërisë së Madhe mbi Beograd.
Ballisti, i cili ishte pjesëmarrës në protestën e mbajtur nga tifozët KuqeZi në Nyon, është fotografuar me një numër të madh vajzash.
Fama e tij është në rritje e sipër falë dronit që fluturoi mbi stadiumin e Partizanit më 14 tetor.
Britney s’është më ‘single’
Britney Spears nuk është më ‘single’. Këngëtarja konfirmoi zërat që qarkullojnë për një romancë me shkrimtarin dhe producentin, Charlie Ebersol.
32-vjeçarja konfirmoi këto zëra për revistën “Extra”. “Po është e vërtetë”, citohet ajo.
Miq dhe të afërm të dy të rinjve thonë se ata ndjehen mirë së bashku, por është vetëm fillimi dhe as ata vetë nuk ja kanë idenë nëse bëhet fjalë për diçka serioze.
Dy muaj më parë këngëtarja u dha fund romancës me Dave Lucado.
Bateristi i grupit AC/DC, i shpëton gjykimit për vrasje.
Një rast komplot për vrasje, kundër bateristit të grupit të njohur rock AC / DC është rrëzuar sot, pasi që prokurorët e Zelandës së Re, nuk kanë gjetur prova të mjaftueshme për të vazhduar me gjykimin.
Kjo ndodhi, pas vetëm 24 orëve kur policia shpalosi akuzat.
Autoritetet kanë bërë të ditur se akuzat kundër bateristi Phil Rudd se ‘është përpjekur që të shkaktojë vrasjen’, janë tërhequr.
Akuzat ndaj tij, pretendonin se Rudd është përpjekur që të punësojë një vrasës, për të vrarë dy burra në shtator.
Kristen Stewart: Jam personi më i çuditshëm në botë.
Aktorja e njohur, Kristen Stewart, në një intervistë për mediat amerikane, tha se është personi më i çuditshëm në botë! Duke komentuar mbi gabimet e bëra në të kaluarën dhe të gjitha përvojat e saj romantike, aktorja e bukur tha se nuk ndjen keqardhje për ato që ka bërë. Edhe pse kërkoi falje publikisht, kur u zbardh afera me regjisorin e martuar, Rupert Sanders, publiku nuk e fali atë për shkak të tradhtisë ndaj aktorit, Robert Pattinson. “Unë qëndroj prapa çdo gjëje që kam bërë dhe kush dëshiron le të më gjykojë”, tha ajo.
Marc Anthony fejohet sërish.
Këngëtari i njohur, Marc Anthony, është fejuar edhe një herë.
"US Weekly" raporton se ish-burri i Jennifer Lopezit, është fejuar me të dashurën e tij, modelen Shannon De Lima.
Çifti është në lidhje që nga viti 2012.
Kjo është fejesa e tretë e Marc Anthonyt që ka dy fëmijë me Lopezin. Ai po ashtu ka fëmijë me ish të dashurat, Dayanara Torres dhe Debbie Rosado. De Lima po ashtu ka një fëmijë nga martesa e kaluar.
Spekulohet se Anthony dhe Lima do të martohen këtë muaj në Republikën Domenikane.
Hilary Duff vjen “shik” për revistën ELLE.
Hilary Duff ka pozuar për revistën ELLE Canada. Ajo do të jetë në kopertinën e revistës për muajin dhjetor e veshur “shik” në veshje me ngjyrë të zezë ku nxjerr në pah këmbët seksi. Aktorja ka folur edhe për ndarjen nga bashkëshorti i saj Mike Comrie për të cilën ajo ka ndjekur terapi me një terapist të kualifikuar. Çifti kishin sëbashku një djalë.