Kristen Stewart: Jam personi më i çuditshëm në botë.
Aktorja e njohur, Kristen Stewart, në një intervistë për mediat amerikane, tha se është personi më i çuditshëm në botë! Duke komentuar mbi gabimet e bëra në të kaluarën dhe të gjitha përvojat e saj romantike, aktorja e bukur tha se nuk ndjen keqardhje për ato që ka bërë. Edhe pse kërkoi falje publikisht, kur u zbardh afera me regjisorin e martuar, Rupert Sanders, publiku nuk e fali atë për shkak të tradhtisë ndaj aktorit, Robert Pattinson. “Unë qëndroj prapa çdo gjëje që kam bërë dhe kush dëshiron le të më gjykojë”, tha ajo.
Ajo sqaroi se cila është arsyeja pse rrallë buzëqesh dhe që duket mjaft indiferente ndaj të gjitha ndodhive dhe ngjarjeve në qilimin e kuq. “Unë nuk jam në gjendje për entuziazëm të rrejshëm. Nuk jam e mirë në shfaqjet televizive, por kjo nuk është qëllimi im. Unë jam një aktore dhe më pëlqen profesioni im. Nuk më pëlqejnë as festat e ditëlindjes sime, thjesht nuk jam person i tillë”, shpjegoi aktorja. Ajo tha se tani është e fokusuar vetëm në karrierë dhe nuk mendon për veprimet që i ka bërë.
Add new comment