Ebola terrorizon turistët nudistë në ishujt Canari.
Frika ndaj Ebolas ka terrorizuar turistët nudistë në ishujt Canari, pasi një varkë me emigrantë nga Afrika Perëndimore zbriti në birgjet e këtij plazhi.
Turistët nudistë, të cilët ndodheshin me pushime i kapi paniku pasi u raportua se emigrantët mund të kishin simptomat e virusit Ebola.
19 emigrantët kryesisht ishin nga Guinea dhe Sierra Leone, dy prej vende me numrin më të lartë të të infektuarëve me virusin vdekjeprurës.
Ata mbetën të izoluar në plazhet e Gran Canaria në Maspalomas, pasi autoritet ishin në dilemë si të vepronin. Pas 7 orësh autoritet ekzaminuan emigrantët dhe konfirmuan se asnjë prej tyre nuk ishte i infektuar edhe pse 4 prej tyre u dërguan në spital për probleme shëndetsore.
Për largimin e emigrantëve nga plazhi u përdor një kamion, për t’i dërguar më pas në një qendër.
Marco Aurelio Perez, kryetari i bashkisë së San Bartolomé, i tha gazetës El Mundo se: “Kjo paraqet rrezik pasi ishulli, është një destinacion i emigranteve.
“Për fat të keq, emigracioni i paligjshëm është bërë një gjë e zakonshme në Perëndim“, tha ai.
Kryetari i Bashkisë shtoi se u përdor një kamion tip “dum-dum”, për shkak se plazhi është aq i largët dhe kjo do të kërkonte vajtje-ardhje të shumta të ambulancës.
Plazhi ku zbritën emigrantët është një zonë popullore për pushuesit nudistë, tek i cili mund të shkohet vetëm në këmbë përmes një rruge rreth dy kilometrash nëpër dunat e rërës.
Add new comment