Naked City

Aktorja porno i premton seks falas lojtarëve të LA Lakers.

Postuar në 09 Nëntor, 2014 03:11

Një aktore e filmave porno i ka premtuar seks falas të gjithë lojtarëve të Los Angeles Lakers nëse ata do të arrijnë të fitojnë 47 ndeshje në sezonin e rregullt të NBA-së.

Në Twitter, Sandie Santana shkruan: “Jam 100% serioze për ofertën. Do i mirëkuptoj lojtarët e martuar të cilët nuk do të duan dhuratën time nëse ia dalin të fitojnë 47 ndeshje.”

“Kënaqësitë” femërore që meshkujt nuk mund t’i përjetojnë kurrë.

Postuar në 09 Nëntor, 2014 03:10

Ka disa kënaqësi që vetëm femrat mund t’i kuptojnë dhe nuk po flasim këtu për kënaqësitë seksuale! Një ditë shopping-u, një mbrëmje e kaluar duke parë serialin e preferuar, ose një palë xhinse të masës më të vogël, mund ta bëjnë një femër shumë të lumtur në një lloj mënyre që mashkulli nuk mund ta kuptojë asnjëherë. Ja atëherë dhjetë kënaqësitë apo dhe “orgazmat” që femrat provojnë vazhdimisht, por që meshkujt nuk i njohin aspak.

1. Ndjekjen e “Sex and the City” në televizor

Aishwayra Rai, bukuroshja e planetit.

Postuar në 09 Nëntor, 2014 03:07

Aktorja indiane Aishwayra Rai është cilësuar si femra më e bukur në planet. Ajo ka qenë edhe fituese e “Miss Botës” në vitin 1994 dhe ka qenë idhulli i më shumë se një miliardë indianeve. Aishwayra Rain jemi mësuar ta shohim shumë shpesh në filmat e Bollivudit dhe Hollivudit. Në vitin 2007 Aishwarya u martua me aktorin e njohur Abhishek Bachchan dhe ne vitin 2012 lindi vajzen Aaradhya. Aishwarya citohet shpesh nga mediat si "gruaja më e bukur në botë".

Noizy rrëfen se si ndodhi aksidenti.

Postuar në 08 Nëntor, 2014 16:39

Reperi i njohur nga Shqipëria, Noizy, ka rrëfyer se pse i ka ndodhur atij aksidenti i rëndë në autostradën Tiranë – Durrës, duke thënë se ai e fajëson veten pse tentoi t'i përgjigjej një telefonate.
Noiy shkatërroi totalisht veturën e tij Mercedes S-Class gjatë kthimit në shtëpi, dhe ai tregon gjithë kronologjinë e ngjarjes që e la atë në spital.

“Isha duke u kthyer nga Kosova, ku isha për të marrë një vizë pune për në Zvicër. Udhëtimin e kthimit nga Kosova e bëra bashkë me kolegen Enca Haxhia, të cilën e lashë në Vlorë”

Janis Ikonomu: Sekretet e burrit që flet 32 gjuhë.

Postuar në 08 Nëntor, 2014 16:36

Një ndërtesë gri në “Rue de Genève”, në katin e shtatë, dhoma 07/01 në Bruksel. Në ekranin e kompjuterit të 49-vjeçarit, Janis Ikonomu, gjenden kontratat e tij të punës, të shënjuara me ngjyra të ndryshme. Gjatë dy javëve të ardhshme, ai duhet të përkthejë dy tekste voluminoze me përmbajtje ligjore nga frëngjishtja e gjermanishtja, në greqisht. Kjo është në fakt ca e bezdisshme, por: “ky është kontributi im për Europën”, thotë ai në një gjermanishte perfekte.

Shndërrimi i frikshëm i ikonës Donatella Versace.

Postuar në 08 Nëntor, 2014 05:56

Veshjet e dizenjuara nga ajo mund të jenë ndër më të bukurat në botë, por Donatella Versace “frikëson” me pamjen e saj.

20 vite më parë, guruja e modës kishte buzë natyrale dhe lëkurë të mirë. Por me paraqitjen gjatë kësaj jave fytyra e saj është shfaqur tepër e fryrë nga botoksi dhe ndërhyrjet e tjera në fytyrë.

Shikoni shndërrimin e 59 vjeçares ndër vite.

Jam 100 % single, i përkushtohem vetëm modelingut.

Postuar në 08 Nëntor, 2014 05:54

Mendoni se dini gjithçka për modelen e suksesshme në SHBA Vildane Zenelin?! “Shekulli” ju dëshmon të kundërtën. Në intervistën realizuar me të ajo rrëfen detaje mbi karrierën e saj si modele, e cila po ecën më së miri duke qenë imazh i markave të mëdha si: “Fiat”, “Apple” etj. Pavarësisht se, duket pa komplekse dhe e guximshme Vildania tregon se, është një vajzë e ndjeshme që i ka ende të freskëta kujtimet e fëmijërisë në Kosovë, dashurinë e gjyshërve, lojërat me moshatarët, por edhe kujtimin e hidhur të luftës.

22 vjeçarja ekstraktoi spermën e të fejuarit pas vdekjes së tij për të lindur fëmijën e tyre.

Postuar në 08 Nëntor, 2014 05:52

Një grua, i fejuari i së cilës humbi jetën në një aksident me motor ka ekstraktuar spermën e tij, për të realizuar ëndrrën e tyre për ta pasur fëmijë.
Cameron Robinett, nga Tucson, Arizona, kishte shumë dëshirë për të pasur fëmijë. Por të premten e kaluar, ai u aksidentua dhe tre ditë më vonë vdiq në spital.
E shkatërruar, 22 vjeçarja Stephanie Lucas, e ka një mundësi për të realizuar ëndrrën e tyre për fëmijë, pasi ekstraktoi spermën e tij.
Menjëherë, ajo nëpërmjet internetit kërkoi të mblidhte paratë për procedurën.

Robin Williams nuk u vetëvra nën efektin e drogës

Postuar në 08 Nëntor, 2014 05:51

Një mjek ligjor në Kaliforni ka konfirmuar se aktori komik, Robin Williams, është vetëvrarë duke u varur.

Robert Doyle, mjek në San Francisko, ka thënë se Williams ka vuajtur nga paranoja dhe se në trupin e tij nuk ka pasur alkool apo drogë ilegale.

Raporti i mjekut ligjor përfshin detaje edhe për historinë e mëparshme mjekësore të Williamsit, duke vënë në dukje se ai ka pasur simptoma të sëmundjes së Parkinsonit qysh më 2011 dhe se është diagnostikuar me Parkinson në nëntor të 2013-ës.

“Më dukej sikur më kishin shkulur zemrën nga vendi”

Postuar në 07 Nëntor, 2014 11:37

Në një libër autobiografik të titulluar “True Love” (Dashuri e vërtetë), Jennifer Lopez ka përshkruar si është ndjerë pas ndarjes nga aktori Ben Affleck para 10 vitesh.

45-vjeçarja theksoi në promovimin e librit se ndarja nga Affleck në vitin 2004, vetëm disa muaj para se të martoheshin, ishte një tmerr për të: “Më dukej sikur më kishin shkulur zemrën nga vendi. Kam pasur momente të këqia dhe ndarje, por kurrë nuk isha ndjerë kaq keq. Ndihesha e shkatërruar, ndoshta sepse lidhja jonë ishte bërë shumë publike.”

Pages

Subscribe to RSS - Naked City