Robin Williams nuk u vetëvra nën efektin e drogës

Një mjek ligjor në Kaliforni ka konfirmuar se aktori komik, Robin Williams, është vetëvrarë duke u varur.
Robert Doyle, mjek në San Francisko, ka thënë se Williams ka vuajtur nga paranoja dhe se në trupin e tij nuk ka pasur alkool apo drogë ilegale.
Raporti i mjekut ligjor përfshin detaje edhe për historinë e mëparshme mjekësore të Williamsit, duke vënë në dukje se ai ka pasur simptoma të sëmundjes së Parkinsonit qysh më 2011 dhe se është diagnostikuar me Parkinson në nëntor të 2013-ës.
Williams, i cili ka vdekur në muajin gusht, ka folur hapur për betejat e tij të mëparshme me alkoolin dhe drogën.
Add new comment