“Luanesha”, me shënime të detajuara për 140 dashnorë.

Postuar në 07 Nëntor, 2014 09:10

Gruaja 53 vjeçare pretendon se ka fjetur me 140 meshkuj dhe se ka mbajtur shënime për të gjitha “të arriturat” e tyre.
Sandy Nardo u ka dhënë nota partnerëve të saj seksualë, për “gjendjen emocionale, seks apo puthje, dukje, aftësi pagese dhe kohëzgjatje”.

Ajo kishte filluar të mbajë shënime në moshën 19 vjeçare, kur ishte në lidhje me një muzikant italian, derisa po shëtiste botën si valltare.

Pas më shumë se 30 vitesh, në listën e saj gjenden plotë 140 emra, në mesin e të cilëve burra të martuar, marrëdhënie treshe, si dhe burri i saj të cilin e kishte braktisur pas gjashtë muajsh.

“140 janë shumë dhe është lehtë të harrohen, andaj unë dua t’i mbajë mend të gjithë, përfshirë edhe ata që nuk vlejnë aspak”, ka thënë Nardo, që jeton në Dublin.

Valltarja e burleskës shëtiste në vende të ndryshme të botës, ndërsa si pikësynim kishte meshkujt.

“Kam dashur të provoj tipa të ndryshme të meshkujve dhe të luaj me ata”, ka thënë gruaja e cila në listën e saj vazhdon të shtojë edhe emra të tjerë.

I preferuari i saj është “Mack” me të cilin ka fjetur për 20 vite me radhë, ndërsa në fund gjendet “Bankieri anglez” i cili i kishte premtuar se do të ndahet me gruan, por kurrë nuk e ka bërë këtë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.