Kim po kalon një periudhë të vështirë.

Postuar në 03 Nëntor, 2014 10:35

Kim Kardashian duket se po kalon nëpër një periudhë të rëndë të jetës së saj. Kështu zbulon një burim i afërt me yllin televiziv.
“Kim është nën stres aq të madh, sa kanë filluar t’i bien edhe flokët. Përveç psikikisht, ajo edhe emocionalisht është plotësisht jostabile”, ka deklaruar ky burim për mediat amerikane. Thuhet se për këtë fajtor është bashkëshorti i saj, reperi Kanye West, me të cilin tashmë disa muaj është në martesë dhe i cili po mundohet të mbajë çdo gjë nën kontroll.

“Kanye dëshiron t’i ketë të gjitha gjërat nën kontroll, ndërsa ajo më nuk mund ta durojë këtë. Kim është e bllokuar mes tij, nënës dhe motrave të saj. Të gjitha ata po i bëjnë presion të jashtëzakonshëm dhe ajo nuk po mund të durojë më”, ka theksuar ky burim, për të shtuar se Kanye po kërkon nga Kim-i që të ndërpresë xhirimin e shout televiziv “Keeping Up With the Kardashians”.

Përveç kësaj, Kim është nën presion të madh edhe për faktin se dëshiron të humbë peshë dhe nuk po i arrin rezultatet e kërkuara. Të gjitha këto, sipas këtij burimi, mund të bëjnë që martesa e saj të bjerë në krizë dhe në fund edhe të dështojë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.