Festivali i Radio Televizionit Shqiptar, Konçita e ftuar nderi?

"Gazeta Shqiptare" shkruan sot se me rastin e Festivalit të Radiotelevizionit e ftuar e nderit e natës finale do të jetë edhe Konçita Urst.
“Organizatorët e festivalit kanë menduar që sivjet të këndojë në skenën shqiptare, fituesja e Festivalit Europian 2014, Konçita Urst. Transgjinori që përfaqësonte Austrinë, arriti të triumfonte në ‘Eurosong’, megjithëse mjekra e saj ngjalli debate në të gjithë botën. Po aq shumë debate pritet të ngjallë edhe në Shqipëri vizita e këngëtares me mjekër, që dikur ishte djalë” shkruan “Gazeta Shqiptare”.
Në artikull shkruhet gjithashtu se “burime pranë stafit të RTSH-së bëjnë me dije se fituesja e ‘Eurosong’ e ka pranuar kërkesën për të ardhur në Shqipëri, por ende nuk është dhënë një konfirmim zyrtar për këtë”. Pritet që Konçita t’i përshëndesë shqiptarët gjatë natës finale të festivalit të RTSH-së, me këngën që i dha titullin e më të mirës së Europës.
Add new comment