Beyonce konfirmon albumin e ri, ja detajet.

Këngëtarja e njohur amerikane, Beyonce, ka bërë të ditur se do të lansojë albumin e ri, i cili u mendua një herë të jetë befasi dhe të mbahej sekret.
Beyonce e cila ka kohë që po punon në një album të ri, “Beyonce (volume 2)”, ka dashur që sërish t'i befasojë fansat, ashtu sikurse vitin e kaluar.
Por, tani ka rrjedhur informacioni dhe ekipi i Beyonces ka konfirmuar risitë për albumin e ri. Pos që do të ketë listën e titujve të këngëve të njëjtë me albumin e lansuar vitin e kaluar, tani Beyonce të gijtha këto i sjellë në remikse, dhe po ashtu edhe gjashtë këngë ekstra.
Gjashtë këngët shtesë janë bashkëpunime me Pharrell, Kanye West dhe Nicki Minaj, të gjithë këta emra të mëdhenj të skenës.
Po ashtu, do të ketë edhe një DVD ekstra e xhiruar me interpretime live të Beyonces më të mira të turneut më të fundit “On the Run” të mbajtur bashkë me Jay Z.
Albumi lansohet më 24 nëntor dhe do të jetë i bashkëngjitur me një mini – kalendar për vitin 2015.
Add new comment