Lisa Kudrow dëshiron rikthimin e serialit "Friends"

Aktorja Lisa Kudrow ka pranuar se do të dëshironte të luante edhe një sezon në serialin e famshëm “Friends”.
Që nga përfundimi i tij në vitin 2004, ka pasur shumë spekulime se mund të ketë bashkim të aktorëve për një episod ose një film, megjithatë deri tani asgjë e tillë nuk ka ndodhur.
Teksa promovoi serinë televizive “The Comeback”, aktorja ju përgjigj një fansi që e pyeti se a do dëshironte një rikthim të “Friends” dhe në çfarë formati do të pranonte të luajë ajo.
“Do ta bëja me qejf. Një sezon të tërë, sepse të kalosh kohën sërish me ata njerëz do të ishte e mrekullueshme sa parajsa”, tha ajo.
Matt LeBlanc ishte ylli që më së shumti e mohonte një rikthim të serialit.
Add new comment